Tre persona janë arrestuar ndërsa janë sekuestruar tre pushkë automatike dhe municion pas bastisjeve të Policisë në Shtip. Sipas njoftimit të Policisë, bastisjet janë realizuar gjatë ditës së djeshme.
“Më 19.08.2025, rreth orës 18:30 në Shtip, zyrtarët e policisë nga sektori për tregti të paligjshme me drogë dhe armë pranë SPB Shtip, arrestuan E.D. (21), N.R. (38) dhe V.M. (26), të gjithë nga Shtipi. Pas informacioneve të marra paraprakisht dhe me pëlqimin e E.D., policia kreu bastisje në shtëpinë e tij, ku u gjetën edhe N.R. dhe V.M.
Gjatë kontrollit u sekuestruan tre pushkë automatike kalibër 7.62 mm, pesë karikatorë metalikë për pushkë automatike me nga 30 fishekë kalibër 7.62 mm dhe dy karikatorë metalikë për pushkë automatike me nga 20 fishekë kalibër 7.62 mm”, thonë nga MPB.
Bastisje në Shtip, kapen pushkë automatike dhe municione appeared first on Telegrafi.