Agjencia për Siguri Kombëtare njoftoi se gjatë një aksioni të zhvilluar sot në dy lokacione në Shkup, janë sekuestruar armë zjarri dhe pajisje celulare.

Bastisjet janë kryer në koordinim me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike në Shkup, në bazë të nenit 396 të Kodit Penal, që ka të bëjë me prodhimin, posedimin, ndërmjetësimin dhe tregtinë e paligjshme të armëve dhe materieve shpërthyese.

“Sot, më 19 korrik 2025, në bazë të të dhënave paraprake të siguruara nga ASK dhe në bashkëpunim me MPB-në, u realizuan bastisje në një shtëpi dhe në objekte të tjera në dy lokacione në Shkup. Gjatë kontrollit, u gjetën dhe u sekuestruan armë zjarri dhe pajisje celulare, të cilat do t’i nënshtrohen analizës së mëtejshme forenzike”, thuhet në njoftimin zyrtar të ASK-së.

Sipas ASK-së, personat ndaj të cilëve është ndërmarrë aksioni janë të njohur për institucionet e sigurisë për shkak të aktiviteteve të tyre të mëparshme jokushtetuese. Njëri prej tyre ka vuajtur dënim me burg për përfshirje në protestat e dhunshme që lidhen me rastin e njohur si “Monstra”.

Rasti mbetet në shqyrtim dhe përpunim të mëtejshëm nga institucionet kompetente.

Bastisje në dy lokacione në Shkup, sekuestrohen armë zjarri dhe pajisje celulare appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version