Shërbimet inspektuese të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) gjatë kësaj jave kanë kryer kontrolle të jashtëzakonshme inspektuese te operatorët ushqimorë në Kavadar.
Mospërputhje u konstatuan në tre restorante dhe një mishtore, të cilat u gjobitën për shitjen e ushqimeve të pasigurta dhe për moskryerjen e kontrollit sanitar për punonjësit.
Gjobat e shqiptuara variojnë nga 600 deri në 3 mijë euro në kundërvlerë në denarë për personat juridikë, varësisht nga madhësia e subjektit, dhe 400 dhe 500 euro në denarë për personat përgjegjës në personat juridikë.
Janë asgjësuar 87 kilogramë ushqime të pasigurta (mish, produkte të ngrira, peshk të ngrirë).
AUV Maqedoni gjobit tri restorante dhe një mishtore për shitjen e ushqimeve të pasigura dhe për moskryerjen e kontrollit sanitar appeared first on Telegrafi.