ASh njofton se ditëve të fundit ka pranuar dhjetëra ankesa serioze nga të rinj shqiptarë, të cilët po viktimizohen nga shantazhet dhe presionet kriminale të funksionarëve të VLEN-it.
“Këta individë po i detyrojnë, me forcë dhe pa asnjë lloj vullneti, të ekspozohen në rrjetet sociale nën pretekstin e “punësimeve”.
E vërteta është e hidhur: shumica e këtyre të rinjve janë punësuar me kontrata të përkohshme, që skadojnë në fund të vitit. Këto kontrata janë negociuar drejtpërdrejt me kryeministrin Mickoski, i cili po i trajton si “pronë personale” për shpërdorim të buxhetit publik, në funksion të interesave të tij politike dhe elektorale.
Kjo praktikë është e turpshme, e paligjshme dhe thellësisht anti-demokratike. Presioni politik, shantazhet dhe përdorimi i punësimit si mjet për manipulim dhe nënshtrim të të rinjve përbëjnë veprimtari kriminale”, thonë nga ASh.
ASh u bën thirrje Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Diskriminimit, organizatave të shoqërisë civile dhe sindikatave të punës të reagojnë menjëherë./Telegrafi/
ASh, Taravari: VLEN dhe Mickoski po shantazhojnë të rinjtë shqiptarë me punësime të përkohshme për përfitime politike appeared first on Telegrafi.