Arben Fetai nga VLEN nëpërmjet një konferencë për shtyp ka akuzuar BDI-në se po tenton ta shndërrojë fushatën zgjedhore në një referendum fiktiv.

Sipas Fetait, kjo është strategjia për t’i ikur llogaridhënies për korrupsionin që ka ndodhur në dy dekadat e fundit. Ndërsa thirrjet e Ali Ahmetit se në tetor do të ndodh popullit, Fetai i quan citate të Millosheviqit i cili nxiste urrejtje ndëretnike.

“Sot kjo parti e zhytur në korrupsion po tenton të shndërron një fushatë për zgjedhjet lokale në një referendum fiktiv kombëtar. Në vend që t’u ofrojnë zgjidhje për lagjen, fshatin, qytetin, për ujin, rrugën e kanalizimin që nuk e bënë, BDI dhe kandidatët e saj të zhytur në afera korruptive po tentojnë të shmangin llogaridhënien për dështimet e tyre dhe për korrupsionin e tyre. Kjo është një taktikë e vjetër, një taktikë manipulative tashmë e konsumuar”, tha Arben Fetai, VLEN.

“Kur Ali Ahmeti thotë do të ndodh populli, ai e ringjallë një frazë të rrezikshme, famëkeqe të përdorur për herë të parë nga Sllobodan Millosheviq në vitin 1988 për të nxitur urrejtje dhe konflikt në ish Jugosllavi. Kjo nuk është thjeshtë një retorikë, kjo është thirrje e rrezikshme që kërcënon paqen dhe unitetin që bashkë me partnerët ndërkombëtar e kemi ndërtuar me shumë mund në Maqedoninë e Veriut”, shtoi ai.

Arben Fetai: BDI po tenton ta shndërrojë fushatën zgjedhore në një referendum fiktiv appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version