Shef i ri i Departamentit të Punëve të Brendshme në Dibër është emëruar Arben Dumani, jurist i diplomuar i cili në MPB është që nga viti 2002, duke treguar sukses dhe profesionalizëm në kryerjen e detyrave të caktuara.
“Jam i nderuar që ministri Pançe Toshkovski ma besoi këtë pozitë të rëndësishme, por edhe shumë të përgjegjshme. Garantoj se së bashku me kolegët e mi do të jemi në shërbim të qytetarëve, me punë të ndershme dhe të përkushtuar dhe respektim të ligjeve”, ka thënë Dumani për Agjencionin Informativ të Maqedonisë.
Ai në këtë funksion ka qenë edhe në periudhën 2020- 2021.
Në angazhimin e tij të deritashëm, ndër të tjera ka qenë zëvendëskomandant në Stacionin policor me përgjegjësi të përgjithshme në Dibër, komandant i departamentit të policisë për siguri në komunikacionin rrugor, udhëheqës i zonës së sigurisë.
Dumani zëvendëson Argëtim Vojnikën i cili në këtë detyrë ka qenë që nga qershori i vitit 2021.
Sektori për Punë të Brendshme në Dibër me aktivitetin e saj mbulon edhe komunën e Qendër Zhupë. Komandant i Stacionit të policisë me kompetenca të përgjithshme është Dritan Bakali.
Arben Dumani emërohet shef i ri i DPB-Dibër appeared first on Telegrafi.