Shiu që ra në disa pjesë të vendit dje pasdite, ndër të tjera, na ndihmoi në shuarjen e zjarrit në vendin e gjuetisë “Jasen”, njofton drejtori i DMSH-së, Stojançe Angellov.
“Megjithëse për fat të keq gjatë natës zbuluam flakë në njërën anë të vendit të gjuetisë dhe nuk mund të them se ky zjarr është shuar, por se është vënë nën kontroll të plotë. Herët këtë mëngjes, rreth 30 anëtarë të forcave speciale të ushtrisë, u drejtuan drejt vendit ku ka djegie aktive, ndërsa zbritën në terren jashtëzakonisht të pjerrët dhe të paarritshëm për t’i dhënë goditjen përfundimtare këtij zjarri jashtëzakonisht të vështirë për t’u shuar”, tha Angellov.
Sezoni i zjarreve nuk ka mbaruar dhe ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të jenë jashtëzakonisht vigjilentë dhe të raportojnë çdo sjellje të dyshimtë të qytetarëve që dyshojnë se mund të shkaktojnë ose pa dashje të shkaktojnë zjarr./Telegrafi/
Angellov: Zjarri në “Jasen” është vënë nën kontroll appeared first on Telegrafi.