Maqedonia e Veriut do të jetë vend nikoqir i Samitit digjital, ku mbi 800 pjesëmarrës nga shteti, por edhe nga vendet tjera të rajonit dhe Evropës do të marrin pjesë në ngjarjen e i cila do të mbahet në Shkup më 1 dhe 2 tetor, në Muzeun e artit bashkëkohor.
Tema kryesore do të jenë siguria kibernetike dhe shërbimet digjitale, por do të flitet edhe për inteligjencën artificiale.
Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski tha se këtë vit samiti është pak më i riorganizuar, me atë që më parë ishte vetëm për zyrtarë dhe anëtarë të qeverive, tani edhe qytetarët, sektori i biznesit, universitetet, do të mund të marrin pjesë dhe t’i dëgjojnë pjesëmarrësit të cilët janë ftuar në samit.
“Interesin kryesor do ta vendosim në sigurinë kibernetike, tre panele do të përkushtohen në të, sepse kemi interesim të madh edhe nga pjesëmarrësit edhe nga panelistët. Pastaj, shërbimet digjitale, do ta prezantojmë siç premtova super aplikacionin celular të Maqedonisë, gjithsesi do të bisedojmë për portofolin digjital. identitetin digjital, interoperabilitetin, shërbimet e reja, lidhshmërinë e institucioneve, inovacionet, inteligjencën artificiale etj”, tha Andonovski.
Ministri shtoi se fjalim në ngjarje do të ketë edhe kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, teksa ngjarja do të transmetohet drejtpërdrejtë nëpër rrjetet sociale.