Gjatë vizitës së tij në Manastir, Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani tha se monument historik si Shtëpia e Alfabetit, nuk i përket vetëm një qyteti apo një treve, por mbarë shqiptarëve kudo që jetojnë.
“Shtëpia e Alfabetit në Manastir është shtëpia e gjithë shqiptarëve,” u shpreh Ambasadori, duke kujtuar se pikërisht këtu u hodhën themelet e gjuhës sonë të përbashkët, një moment që bashkoi kombin dhe vulosi identitetin kulturor e kombëtar.
Kjo deklaratë vjen në Ditën e Alfabetit, kur 117 vite më parë rilindasit tanë vendosën standardin që e ruajmë edhe sot.
Ambasadori Meidani i ftoi të gjithë qytetarët që ta vizitojnë këtë vend të shenjtë të historisë dhe ta mbajnë gjallë trashëgiminë e tij.

