Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, tha se në kohë rekord janë realizuar mbi një mijë punësime në institucionet shëndetësore.

“Në kohë rekord, kemi realizuar mbi 1.250 punësime në 85 institucione shëndetësore publike në të gjithë vendin, si pjesë e procesit strategjik të forcimit të kuadrove të sistemit shëndetësor. Paralelisht, po zbatojmë edhe procesin e punësimit të praktikantëve privatë, me të cilin po zgjidhim një problem ekzistencial dekadash të kësaj kategorie punonjësish shëndetësorë. Sindikata e Pavarur për Shëndetësi, Farmaci dhe Mbrojtje Sociale është partneri ynë me të cilin po punojmë me përpjekje të përbashkëta për të përmirësuar statusin e çdo punonjësi shëndetësor në vend”, theksoi Ministri Aliu.

Njëkohësisht, ai tha se Qeveria ka realizuar një rritje të konsiderueshme të pagave të punonjësve shëndetësorë, në shumën prej 4.815 denarësh neto për të gjithë punonjësit shëndetësorë, dhe për infermierët kjo rritje është deri në 6.200 denarë. Kjo masë do të thotë një vlerësim i konsiderueshëm i punës së personelit mjekësor.

Share.
Exit mobile version