Prokuroria ngriti aktakuzë kundër 8 personave, prej të cilëve 6 janë nëpunës policorë. Aktakuza lidhet me shpërdorim të rëndë të detyrës zyrtare, ndërmjetësim të paligjshëm dhe ryshfet me qëllim mundësimin e qëndrimit të paligjshëm dhe marrjen e lejeve të përkohshme të qëndrimit për shtetasit e huaj.

Në këmbim të 900 eurove dhe pagesave të tjera, policët kanë abuzuar me detyrën duke bërë regjistrime fiktive të hyrjes dhe daljes nga shteti, duke shmangur edhe gjobat për qëndrimin e paligjshëm.

Një inspektor i lartë për të huaj akuzohet se ka mundësuar leje qëndrimi për shtatë shtetas nga Bangladeshi dhe Nepali, edhe pse kishte raport negativ nga shërbimet e sigurisë. Hetimi nisi në maj kur 11 persona u arrestuan, ndërsa një prej të dyshuarve ndodhet në paraburgim ekstradimi në Serbi, dhe për tjetrin është shpallur urdhër arrest ndërkombëtar.

Aktakuzë kundër tetë personave për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe ndërmjetësim të paligjshëm për qëndrimin e të huajve appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version