Prokuroria Themelore Publike e Shtipit njofton se ka kryer inspektim në autostradën Shtip-Radovish, ku një furgon me pesë pasagjerë doli nga rruga dhe ra nga ura në shtratin e lumit Baltaliçka.

“Furgoni po transportonte punëtorë të punësuar nga një kompani nga Strumica. Në aksident humbën jetën tre punëtorë, nga të cilët, sipas informacioneve fillestare, dy janë nga Bangladeshi dhe një nga Nepali, ndërsa një person është plagosur rëndë. Shoferi ka marrë lëndime të lehta.

Prokuroria Publike e Shtipit po ndërmerr veprime për të hetuar shkaqet e aksidentit. Dëshmitarët okularë po intervistohen, ndërsa trupat e të ndjerëve janë dërguar për autopsi”, thonë nga PTHP.

Nga atje thonë se me urdhër të prokurorit publik, do të kryhet edhe një ekspertizë mjeko-ligjore e trafikut.

Në aksidentin tragjik jetën e humbën tre persona, ndërsa u lënduan dy të tjerë./Telegrafi/

Share.
Exit mobile version