Një udhëtare nga fshati i Strugës Ladorishtë mori lëndime të rënda trupore gjatë ndeshjes së një automobili dhe një autobusi në rrugën rajonale Dibër – Strugë, kumtoi sot SPB Ohër.
Sipas informatës, fatkeqësia ndodhi dje në orën 11:20, në afërsi të Strugës.
“Në rrugën rajonale Strugë – Dibër, në afërsi të Strugës, ndodhi një aksident rrugor mes një automobili ‘folksvagen golf’ me targa të Strugës, drejtuar nga K.Q.(70) nga fshati Veleshtë e Strugës dhe autobussit ‘mercedes’ me targa të Strugës, drejtuar nga N.F.(42) nga fshati Ladorishtë e Strugës. Në aksident, lëndime të rënda trupore mori udhëtarja nga autobusi F.A.(58) nga Ladorishta, të konstatuara në Qendrën mjekësore Strugë”, deklaroi zëdhënësi Stefan Dimoski.
Pas urdhrit të prokurorit publik, është kryer ekspertizë nga ekipi hetimor i NJPB Strugë.

