Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur paraditen e sotme në autostradën Kumanovë-Shkup, respektivisht në afërsi të hotelit Belvi.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se një person është dërguar në spital, ndërsa qarkullimi i veturave po bëhet në rrugë alternative, përcjell TV21.

“Sot (18.07.2025) në ora 10:35 në SPB Shkup është raportuar se në autostradën Kumanovë – Shkup, afër hotelit Belvi, ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira një automjet transportues “Iveco” me targa të Shkupit, i drejtuar nga S.D. (54), një veturë “Audi” me targa të Shkupit, e drejtuar nga D.R. (31), dhe një veturë “Golf” me targa të Kumanovës, që drejtohej nga S.A..

Me autoambulancë, S.A. është dërguar në kompleksin e klinikave “Nëna Terezë” për t’i ofruar ndihmë mjekësore. Hetimet janë në vazhdim, ndërsa qarkullimi në atë pjesë drejt Shkupit po devijohet pas pompës së benzinës”

 

 

Aksident trafiku në rrugën Kumanovë-Shkup, lëndohet një person appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version