Një burrë 77-vjeçar nga Maqedonia e Veriut ka humbur jetën në një aksident me veturë në Greqi, raportuan mediat greke këtë mëngjes.
Aksidenti ndodhi pak minuta pas orës 14:00 në autostradën Egnatia, në aksin vertikal Syatista – Kristalopigi, që shkon nga Kozani për në Kostur, kur një automjet i drejtuar nga një grek 49-vjeçar u përplas me një automjet nga drejtimi i kundërt me të cilin udhëtonin një burrë 77-vjeçar dhe një grua 70-vjeçare nga Maqedonia e Veriut.
77-vjeçari ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa bashkudhëtarja ka marrë lëndime të lehta trupore.
Sipas policisë, 49-vjeçari është ndaluar, ndërsa është hapur hetim për ngjarjen./Telegrafi/
Aksident trafiku në Greqi, humb jetën një shtetas nga Maqedonia e Veriut appeared first on Telegrafi.