Close Menu
    What's Hot
    Dua Lipa konfirmon se do të performojë në Sunny Hill Festival 2025

    11/05/2025
    Kërçovarët të habitur me vendimin e Qeverisë për Spitalin

    Një incident tjetër mes shtetasve turq në Maqedoninë e Veriut

    11/05/2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    • Home
    • Rajoni
      1. Shqiperia
      2. Kosova
      3. Maqedonia
      4. View All
      Fermerët hedhin prodhimin në rrugë: Pikat e grumbullimit i marrin perimet me çmime të ulëta, i shesin shtrenjt

      28/04/2025
      Ringjallja e industrisë ushtarake, Rama: Ish-Uzina e Autotraktorëve do të shërbejë për mbrojtjen

      Aksident në Korçë-Pogradec, dy të plagosur

      12/03/2025
      Turisti malazezë humb jetën në Malësinë e Madhe, dyshohet se pësoi arrest kardiak

      NATO e gatshme të punojë me Sorensenin si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi

      28/01/2025
      Dorëheqja e kryeministrit serb, Vuçiç: Nisim konsultimet me partitë politike për formimin e një qeverie të re ose shpalljes së zgjedhjeve të reja

      Protestat në Serbi, Vuçiç kërkon ndryshim të qeverisë

      27/01/2025
      Zgjedhjet në Kosovë, analistja Lama tregon strategjinë që po ndjek Lëvizja Vetëvendosje

      09/01/2025
      Kërçovarët të habitur me vendimin e Qeverisë për Spitalin

      Kërçovarët të habitur me vendimin e Qeverisë për Spitalin

      11/05/2025
      Kërçovarët të habitur me vendimin e Qeverisë për Spitalin

      Një incident tjetër mes shtetasve turq në Maqedoninë e Veriut

      11/05/2025
      Kërçovarët të habitur me vendimin e Qeverisë për Spitalin

      Digjet automjeti në qendër të Shkupit, nuk ka të lënduar

      Maqedoni, qindra persona vazhdojnë të jenë “fantazmë”, nuk kanë kurrfarë dokumenti identifikimi

      11/05/2025
      Dua Lipa konfirmon se do të performojë në Sunny Hill Festival 2025

      Dua Lipa konfirmon se do të performojë në Sunny Hill Festival 2025

      11/05/2025
      Kërçovarët të habitur me vendimin e Qeverisë për Spitalin

      Kërçovarët të habitur me vendimin e Qeverisë për Spitalin

      11/05/2025
      Kërçovarët të habitur me vendimin e Qeverisë për Spitalin

      Një incident tjetër mes shtetasve turq në Maqedoninë e Veriut

      11/05/2025
      Kërçovarët të habitur me vendimin e Qeverisë për Spitalin

      Digjet automjeti në qendër të Shkupit, nuk ka të lënduar

      11/05/2025
    • Bota
    • Sport
    • Ndryshe
      A janë binjakët alergjikë ndaj të njëjtave gjëra?

      A janë binjakët alergjikë ndaj të njëjtave gjëra?

      28/04/2025
      Mësoni si të përdorni lëngun e selinosë për uljen e kolesterolit

      31/01/2025
      A e dini pse pakot e patatinave janë gjithmonë gjysmë bosh?

      A e dini pse pakot e patatinave janë gjithmonë gjysmë bosh?

      28/01/2025
      Hëna e re tek Ujori, nis epokë e re për 6 muajt e ardhshëm për këtë shenjë Horoskopi

      Nuk ha shumë, por të rëndon stomaku? Zbulo kush e ka fajin

    • Shendeti
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Opinion
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    Home»Bota»Viti 2024 mund të jetë më i vështiri! A do të mbijetojë koalicioni i dobët qeveritar në Gjermani
    Bota

    Viti 2024 mund të jetë më i vështiri! A do të mbijetojë koalicioni i dobët qeveritar në Gjermani

    04/01/20244 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Viti 2024 mund të jetë më i vështiri! A do të mbijetojë koalicioni i dobët qeveritar në Gjermani
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email WhatsApp Copy Link
    Viti 2024 mund të jetë më i vështiri! A do të mbijetojë koalicioni i dobët qeveritar në Gjermani

    Në radhët e Partisë Liberale Gjermane (FDP) ka muaj që zjen. Partneri më i vogël i koalicionit në qeverinë gjermane pësoi disa dështime njëri pas tjetrit në zgjedhjet rajonale dhe ato të landeve në vitin 2022 dhe 2023. Dhe për këtë politikanët lokalë fajësojnë politikën federale. Sipas sondazheve tre të katërtat e gjermanëve janë të pakënaqur me punën e koalicionit qeveritar të socialdemokratëve (SPD), të të Gjelbërve dhe të FDP-së.

    Partia liberale FDP organizoi madje edhe një sondazh në radhët e anëtarëve të saj, gjatë të cilit rreth 48 për qind u shpreh pro largimit sa më të shpejtë të kësaj partie nga koalicioni qeveritar i cili nuk gëzon simpati në radhët e popullsisë.

    Pakënaqësi e madhe

    Viti 2024 mund të jetë viti më i vështirë për qeverinë tripartiake gjermane. Më 9 qershor zhvillohen zgjedhjet për Parlamentin Evropian, kurse në shtator zhvillohen zgjedhjet për parlamentet e landeve në Saksoni, Turingji dhe Brandenburg. Po ashtu në nëntë nga 16 landet federale zhvillohen zgjedhje lokale.

    Në Saksoni, Turingji dhe Brandenburg, forca më e fortë konsiderohet partia Alternativa për Gjermaninë (AfD), të cilën Zyra për Mbrojtjen Kushtetuese e klasifikon pjesërisht si ekstremiste të djathtë. Shance aty duket se ka vetëm partia kristian-demokrate CDU. Kurse SPD, të Gjelbrit dhe FDP-ja e kanë humbur në mënyrë dramatike besimin e zgjedhësve. Në Saksoni u publikua në fillim të vitit një sondazh sipas të cilit SPD-ja dhe FDP-ja nuk do të arrinin të merrnin votat e nevojshme për të hyrë në parlamentin e landit, kurse të Gjelbërit mund të fitonin me shumë zor minimumin e nevojshëm.

    Sipas sondazheve koalicioni qeveritar gëzon sot përkrahjen e vetëm 33 për qind të votuesve, nga 52 për qind që ishte ajo në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

    Olaf Scholz, kancelari pa emocione dhe karizëm

    Shumë njerëz janë të pakënaqur, deklaroi kancelari Olaf Scholz (SPD) në fjalimin e tij të Vitit të Ri. “Unë e marr seriozisht këtë.” Por bota po ndryshon “me një shpejtësi marramendëse” prandaj edhe Gjermania duhet të ndryshojë, tha ai.

    Po a janë vërtetë ndryshimet me të cilat po përballen ato që i bëjnë njerëzit të pakënaqur, apo është mënyra se si qeveria po reagon ndaj krizave të shumta? Lufta e agresionit rus kundër Ukrainës, e cila u pasua nga një krizë energjetike, rritja në qiell e çmimeve, rënia e ekonomisë gjermane. Shumë qytetarë nuk besojnë më se qeveria është në gjendje për të përballuar problemet.

    Po ashtu kancelari nuk duhet ta ketë kaluar pa vënë re se edhe ai personalisht po del keq e më keq në sondazhe. Kjo edhe për shkak të stilit të tij të komunikimit dhe të drejtimit. Juristi 65-vjeçar, Scholz, nuk arrin ta shpjegojë politikën e tij dhe t’i bëjë njerëzit për vete.

    Frika na bashkon

    Mosmarrëveshjet mes partive të koalcionit qeveritar nuk duket se do të marrin fund gjatë vitit 2024. Edhe pse kancelari do të bisedojë edhe një herë me ministrin e Financave, Christian Lindner (FDP), për të hequr dorë këtë vit nga frenimi për të marrë borxhe të reja, nëse rezulton se mbështetja ushtarake dhe financiare për Ukrainën nuk është e mjaftueshme, kjo nuk do të thotë se FDP do të jetë dakord.

    Megjithatë liderët e të tri partive i shmangen dhënies fund të koalicionit më shumë se çdo gjëje tjetër. Në rast se do të ketë zgjedhje të reja, ekziston rreziku që socialdemokratët (SPD), të Gjelbërit dhe liberalët (FDP) do ta humbasin pushtetin qeveritar dhe shumë parlamentarëve do të duhet të heqin dorë nga mandatet e tyre në Bundestag. Prandaj në nivelin e funksionarëve, pothuajse të gjithë duan të vazhdojnë koalicionin, i cili de facto është i shpartalluar. Frika nga kolapsi politik është thuajse e vetmja gjë që ende i mban të bashkuara SPD-në, të Gjelbrit dhe FDP-në. /DW

    Lexo edhe:

    1. E goditi me gërshërë në gjoks, 18-vjeçari vret vëllanë e mitur pas një sherri për rrobat
    2. A mund të ta ndryshojë një postim jetën? 14-vjeçari bëhet pjesë e Louis Vuitton falë fotos nga nëna e tij
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    Ju sugjerojmë

    Rënia e Assadit shthur boshtin iranian të rezistencës

    10/12/20244 Mins Read
    Blinken në Izrael: Negociatat për armëpushim në Gaza, mundësia e fundit për lirimin e pengjeve

    19/08/20242 Mins Read
    Kamala Harris kandidatja demokrate për presidente, Trump: Është gënjeshtare!

    23/07/20241 Min Read
    Netanyahu: Jemi pranë arritjes së një marrëveshjeje për lirimin e pengjeve

    350 mijë euro një leje qëndrimi, shkatërrohet rrjeti i trafikimit të emigrantëve në Gjermani

    17/04/20242 Mins Read
    Top Posts
    Dua Lipa konfirmon se do të performojë në Sunny Hill Festival 2025

    Dua Lipa konfirmon se do të performojë në Sunny Hill Festival 2025

    11/05/2025
    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    26/12/2023
    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    Moti
    Powered by Tomorrow.io
    Mos humbisni
    Dua Lipa konfirmon se do të performojë në Sunny Hill Festival 2025 Showbiz

    Dua Lipa konfirmon se do të performojë në Sunny Hill Festival 2025

    11/05/20251 Min Read

    Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, duket se po rikthehet me performancë në edicionin…

    Kërçovarët të habitur me vendimin e Qeverisë për Spitalin

    Kërçovarët të habitur me vendimin e Qeverisë për Spitalin

    11/05/2025
    Kërçovarët të habitur me vendimin e Qeverisë për Spitalin

    Një incident tjetër mes shtetasve turq në Maqedoninë e Veriut

    11/05/2025
    Kërçovarët të habitur me vendimin e Qeverisë për Spitalin

    Digjet automjeti në qendër të Shkupit, nuk ka të lënduar

    11/05/2025
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    Shqiperia.info
    Shqiperia.info

    Lajme shqip nga Shqiperia, Kosova dhe rajoni.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Te zgjedhura nga ne
    Dua Lipa konfirmon se do të performojë në Sunny Hill Festival 2025

    Dua Lipa konfirmon se do të performojë në Sunny Hill Festival 2025

    11/05/2025
    “Të kujtoj si njeri të mirë” – bashkëshortja e dizajnerit kosovar flet pas ngjarjes tragjike

    10/05/2025
    Blerina Rugova-Kllokoqi reagon pas vdekjes së dizajnerit të njohur kosovar

    09/05/2025
    Me te lexuara
    Dua Lipa konfirmon se do të performojë në Sunny Hill Festival 2025

    Dua Lipa konfirmon se do të performojë në Sunny Hill Festival 2025

    11/05/2025
    Kërçovarët të habitur me vendimin e Qeverisë për Spitalin

    Kërçovarët të habitur me vendimin e Qeverisë për Spitalin

    11/05/2025
    Kërçovarët të habitur me vendimin e Qeverisë për Spitalin

    Një incident tjetër mes shtetasve turq në Maqedoninë e Veriut

    11/05/2025
    © 2025 Shqiperia.info
    Privacy Policy
    • Home
    • Bota
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Ndryshe
    • Sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.