Vendimi i gjykatës ka ngjallur zemër të madh te qytetarët indianë. Gjykata ka vendosur që të lirojë nga burgu djalin 17-vjeçar të një biznesmeni, i cili aksidentoi për vdekje dy persona me makinën luksoze të babait të tij.

Të dielën e kaluar djali i biznesmenit Vasgal Agarwal përplasi për vdekje dy 24-vjeçarët  Anis Audaya dhe Asini Costa, të cilët lëviznin në një motoçikletë.

Mediat raportojnë se djali i biznesmenit po lëvizte me shpejtësi 200 km/h dhe ishte në gjendje të dehur.

Gjykata ku u dërgua e la të lirë me kusht që 15 ditë të bënte punë publike dhe të shkruante një raport 300 fjalësh “për ndikimin e aksidenteve rrugore dhe zgjidhjen e tyre”.

Të martën policia arrestoi biznesmenin, babain e 17-vjeçarit, pasi i kishte dhënë makinën të miturit, i cili nuk kishte patentë drejtimi.

Oficerët e policisë që kanë marrë përsipër rastin kërkojnë që i mituri të kthehet në gjykatë si i rritur me një zëdhënës të policisë duke thënë se “kushdo që ka ndihmuar të akuzuarin duhet të dënohet ashpër. Fajtorët do të dënohen pavarësisht gjendjes së tyre financiare”.

Share.
Exit mobile version