Presidenti ukrainas Volodymir Zelensky e ka cilësuar një “mik të madh të Ukrainës”, kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Zelensky shkruan se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Ramën për Samitin e Paqes që pritet të mbahet në Zvicër dhe e ka falënderuar për pjesëmarrjen e Shqipërisë.

Zelensky shkruan se e ka informuar Ramën për situatën në fushëbetejë, sidomos në rajonin e Kharkivit.

E informova kryeministrin Rama edhe për situatën e fushëbetejës, konkretisht për mbrojtjen e rajonit të Kharkiv. Ne diskutuam gjithashtu bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm në mbrojtje”, shkroi Zelensky

Share.
Exit mobile version