Numri i të vdekurve nga shirat e dendur dhe përmbytjet në shtetin e Rio Grande do Sul në Brazil u rrit në 143, njoftoi sot agjencia lokale e mbrojtjes civile, krahasuar me 136 ditën e djeshme.
Të shtunën pasdite, qeveria njoftoi 2.34 miliardë dollarë shpenzime emergjente për t’u marrë me krizën që ka detyruar më shumë se 537,000 njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre në shtetin Rio Grande do Sul, i cili ka një popullsi totale prej 10.9 milion.