Tërmeti me magnitudë 4.8 që tronditi New Yorkun gjatë ditës së sotme shkaktoi më shumë frikë se sa dëme materiale në zonë, ndërsa ekspertët e kanë konsideruar një fenomen të rallë.

New Yorku është një zonë që nuk njihet për aktivitet të lartë sizmik, ndërkohë që është thellësia e vogël e goditjes që shkaktoi lëkundje të forta në sipërfaqe. Raportohet se lëkudja ndodhi në një thellësi vetëm 5 kilometra.

Autoritetet nuk raportojnë të dëmtuar nga tërmeti, përveç frikës dhe disa dëmeve materiale në infrastrukturë.

Tërmeti në New York konsiderohet i rrallë në natyrën e tij pikërisht për shkak të thellësisë së ulët.

Ekspertët bëjnë me dije se sa më e cekët të jetë epiqendra e tërmetit aq më tepër ndjehen lëkundjet në sipërfaqe dhe aq më e madhe është fuqia shkatërruese e tij. /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version