Author: shqiperia

Nervozizmi dhe ankthi janë ndjenja shumë të zakonshme, por shumica prej nesh do të donim që të mos i përjetonim, ose të paktën të mos i përjetonim aq shpesh. Po, ankthi mund të lidhet me predispozicion gjenetik, trauma psikologjike nga fëmijëria ose kiminë e trurit, por a keni menduar ndonjëherë se disa zakone e përkeqësojnë atë? Nëse nuk flini mjaftueshëm ose jetoni një jetë të rrëmujshme nëse e filloni ditën me sasi të mëdha sheqeri, ka të ngjarë të ndjeni efektet negative. Zakone si këto do të rrisin ankthin e kujtdo, me ose pa praninë e një çrregullimi aktual ankthi.…

Lexo më shumë

Denoncimi i parë i opozitës për këtë vit ishin inceneratoret, çështje e cila prej vitit 2017 ka qenë në qendër të aksionit politik të Partisë Demokratike. Anëtari i kryesisë, Belind Këlliçi publikoi sot vendimin e gjyqtares Flojera Davidhi për inceneratorin e Fierit, vendim në të cilin i tërhiqet vëmendja prokurorit Dritan Prençi për hetimin e paplotë të kësaj çështje. “Në vendimin e saj, pika 100, gjyqtare Davidhi, evidenton përmes arsyetimit se, hetimet e kryera prej Prokurorisë SPAK (Prokuror Dritan Prençi) janë të mangëta, të cekëta, të pjesshme, të devijuara dhe selektive.”, tha anëtari i Kryesisë Belind Këlliçi. Sipas Këlliçit prokurori…

Lexo më shumë

Një qen në Pensilvani tronditi pronarët e tij pasi hëngri 4000 dollarë para. Sipas pronarëve të tij, Clayton dhe Carrie Law qeni u hëngri 4 mijë dollarë nga kursimet e tyre që ndodheshin në banak. “Ky qen, ju betohem në Zot, nuk ka prekur kurrë asgjë në jetën e tij,” tha Carrie për gazetën e qytetit të Pittsburgh. “Bashkëshorti ulëriti se qeni po hantë dollarët tanë. Nuk i bësoja veshëve, për pak më pushoi zemra”, shprehet ajo ndër të tjera. Paratë ishin tërheqje nga llogaria e përbashkët e kursimeve të çiftit. Brenda 30 minutave nga marrja e fondeve nga banka…

Lexo më shumë

Europa po përballet me pasojat e motit, me të ftohtin ekstrem që ka mbërthyer veriun e kontinentit dhe përmbytjet në pjesën perëndimore. Në Skandinavi për të dytën ditë radhazi temperaturat kanë shënuar minus 40 gradë celsius, ndërsa në Suedi kanë arritur deri në minus 43 gradë, rekord i regjistruar në 25 vite më parë. Temperaturat jashtëzakonisht të ulëta, bora dhe erërat e forta kanë penguar transportin në të gjithë rajonin nordik, me disa ura të mbyllura dhe disa shërbime të trenave dhe trageteve të pezulluara. Disa shkolla në Skandinavi janë mbyllur. Dy persona kanë humbur jetën në Finlandë, pasi janë…

Lexo më shumë

Banka e Shqipërisë nuk ka publikuar ende të dhënat e tregut sot në lidhje me kursin zyrtar të këmbimit të lekut me monedhat e huaja pavarësisht luhatjeve në treg mes monedhës vendase dhe valutave pas festave të fundvitit. Për momentin, tregu nuk ka një referencë zyrtare në lidhje me kursin e këmbimit, e cila përdoret zakonisht në rastet e transaksioneve të ndryshme mes aktorëve të tij. Të dhënat e fundit, datë 3 janar nga kursi i këmbimit sipas BSH E dhëna e fundit është ajo e ditës së djeshme, kur një euro këmbëhej mesatarisht me 103.24 lekë, kurse një dollar…

Lexo më shumë

Kur do të rritet temperatura mesatare vjetore globale me më shumë se 1.5°C mbi nivelet para-industriale për herë të parë? Ka pasur ditë individuale kur temperatura mesatare globale e ka tejkaluar atë prag, por deri më tani, asnjë vit i vetëm nuk ka qenë mesatarisht kaq i nxehtë në përgjithësi. Kjo mund të ndryshojë në vitin 2024, kur rritja e qëndrueshme shekullore e temperaturave, e nxitur nga emetimet e gazrave serrë, sinkronizohet me një model natyror ciklik të ngrohjes për herë të parë në gati një dekadë. 2024 mund të jetë edhe më nxehtë se viti 2023 që na befasoi…

Lexo më shumë

Detaje të reja janë zbardhur nga përplasja e dy avionëve në Japoni, njëri që ishte me pasagjerë e tjetri me ndihma për banorët që u prekën nga tërmeti 7.5 ballë i shkallës Rihter. Pas përplasjes, avioni “Japan Airlines” u përfshi nga flakët, por pilotët nuk e kishin vënë re këtë gjë. Ata u informuan nga stjuardesa për situatën që ishte, u shpreh një zëdhënës i Japan Airlines për BBC. Pas kësaj, evakuimi i të gjithë 379 në bordin e avionit u bë i mundur përmes zbatimit rigoroz të rregullave të fluturimit. “Menjëherë pasi avioni u rrëzua, piloti ndjeu një tronditje…

Lexo më shumë

Alternativa ka reaguar në lidhje me pamjet që vijnë nga stacioni policor “Prolet” në Shhkup, në të cilat shihet se si qytetarët presin me orë të tëra për të para letërnjoftimet dhe pasaportat e reja. Nga Alternativa thonë se “mërgimtarët janë arterie e rëndësishme ekonomisë së Maqedonisë së Veriut. Ata janë shpëtimtarë të qenies kombëtare të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut”. “Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Banka Popullore, hyrjet neto nga remitancat e mërgimtarëve në periudhën janar-shtator 2023 arrijnë mbi 1,5 miliardë euro dhe janë më të larta për rreth 6.5 për qind krahasuar me të njëjtën…

Lexo më shumë

Bebe Rexha ka goditur ashpër stereotipet që lidhen me linjat e trupit përmes një postimi të ri në Instagram. Këngëtarja 34-vjeçare tha: “Është viti 2024. Turpi nga një trup i hollë dhe nga një trup i shëndoshë është i dëmshëm dhe përjetëson stereotipe të dëmshme”. Artistja vazhdoi duke shpjeguar se askush nuk e di se çfarë po kalon një person dhe ai mund të hajë shumë për të përballuar ose shumë pak për të ndjerë njëfarë kontrolli në jetën e tij/saj. Dhe ajo u ka kujtuar fansave se gjithçka ka të bëjë me të qenit ‘të shëndetshëm’ dhe jo se…

Lexo më shumë

Maqedonia e Veriut gjatë vitit 2023 ka regjistruar ngecje të shumta sa i përket respektimit të lirive dhe të drejtave të njeriut. Nuk ka sferë ku nuk ka pasur shkelje, madje në disa prej tyre ka kthim prapa në krahasim me të kaluarën. Kështu thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Naser Ziberi, Avokat i Popullit në Maqedoninë e Veriut. Sipas tij, të burgosurit po vuajnë dënimin në mungesë të kushteve elementare dhe kjo nuk përjashton mundësinë e ndonjë përshkallëzimi të situatës nëse nuk ndërmerren masa të shpejta për përmirësimin e kushteve brenda qelive. Avokati i Popullit thotë…

Lexo më shumë