Author: shqiperia
Ministri i Financave Fatmir Besimi, sot tha se në buxhetin e shtetit nuk janë paraparë mjete për rritjen e pagave të funksionarëve për 400 euro shtesë, rritje kjo në pajtim me ndryshimet e fundit ligjore, gjegjësisht me harmonizimin me pagën mesatare. “Nuk ka para në buxhet për rritjen e pagave të funksionarëve në vitin 2024. Kjo do të thotë se është pasqyrë e politikës që e paralajmëroi Qeveria se do të ketë intervenime në Ligjin që të mos ndodh kjo në vitin 2024″. Lexo po ashtu Nga ky muaj paga edhe më të larta për funksionarët e Maqedonisë “Sipas Ligjit…
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka shpallur të enjten një dekret i cili ua mundëson shtetasve të huaj, të cilët luftojnë për Rusinë në Ukrainë, të marrin nënshtetësi ruse për vete dhe për familjet e tyre. Sipas dekretit, njerëzit të cilët kanë nënshkruar kontrata gjatë thirrjeve të Moskës për “operacionin e veçantë ushtarak” në Ukrainë mund të aplikojnë për pasaportë ruse për vete, për gratë e veta, për fëmijët dhe prindërit e vet. Ata duhet patjetër të sjellin dokumente që dëshmojnë se ata janë regjistruar në ushtri për së paku një vit. Për nënshtetësi mund të aplikojnë ata të…
Një banesë në katin e pestë të një pallati në lagjen “Pjetër Budi” të qytetit të Burrelit u përfshi nga flakët këtë të enjte. Flakët u përhapën me shpejtësi në të gjithë banesën, ndërkohë që familjarët arritën të dalin në kohë jashta dhe të mos pësojnë lëndime. Menjëherë pranë vendit të ngjarjes kanë mbërritur dy automjetet zjarrfikëse të Bashkisë së Matit të cilat ndërhynë për të parandaluar përhapjen e flakëve në banesat e tjera të pallatit pesë katësh. Pas disa minutash luftë me flakët ekipet zjarrfikëse arritën ta neutralizojnë zjarrin. Paraprakisht mësohet se zjarri ka shkaktuar dëme të mëdha materiale…
Fluks lëvizjesh në Kapshticë, brenda 48 orëve largohen drejt Greqisë më shumë se 10 mijë shqiptarë
Edhe gjatë kësaj të enjte fluksi i lëvizjeve në pikën e kalimit kufitar në Kapshticë ka qenë i lartë, në veçanti në dalje. Burime zyrtare bëjnë me dije se përgjatë 48 orëve të fundit nëpërmjet kësaj pike kalimi kufitar nga Shqipëria drejt tokës helene kanë kaluar më shumë se 10 mijë e 700 shtetas. Për të përballuar fluksin e lartë të lëvizjeve nga vendi ynë drejt vendit fqinj policia jonë kufitare vijon të punojë me 4 sportele në dalje dhe 2 në hyrje, por duhet thënë se gjatë këtyre ditëve edhe pala greke ka shtuar numrin e sporteleve duke shmangur…
Edhe 30 ditë të tjera shtesë paraburgim janë caktuar për të dyshuarit për vrasjen e Vanjës dhe Panços. Gjykata Penale vendosi që Vllatko Kekishov, Bore Videvski, Velibor Manev dhe babai i Vanjës, Aleksandër Gjorçevski, të mbeten në paraburgim. Ata janë të dyshuar për vrasjen dhe kidnapimin e 14 vjeçares Vanja Gjorçevska dhe pensionistit 77 vjeç nga Velesi, Pançe Zhezhovski. 30 ditë paraburgim iu shqiptua edhe vozitësit Stefan Dimovskit, i cili nga Serbia e ka dërguar në Turqi Lupço Pallevskin – Pallço dhe me këtë ka ndihmuar në arratisjen e të dyshuarit kryesor për vrasjen. U vazhdohet për 30…
Aksident në Gjirokastër, dy të lënduar
Një tjetër aksident është shënuar ditën e sotme në vendin tonë. Pas aksidentit të trefishtë në Lushnje dhe atij në aksin Librazhd-Elbasan, dy makina janë përplasur edhe në kthesën e Viroit në Gjirokastër. Nga përplasja, janë lënduar dy drejtuesit e mjeteve, shtetaseja L. S., 37 vjeçe dhe shtetasi A. B., 23 vjeç. Sakaq, shkak dyshohet të jetë bërë lagështia dhe mjegulla e dendur në këtë aks. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. “Gjirokastër/Informacion paraprak Rreth orës 14:10, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kthesa e Viroit”, automjeti me drejtuese shtetasen L.…
Punonjësit e një dyqani që tregtojnë produkte bujqësore janë përballur me një kërkesë të çuditshme. Një burrë ka hyrë në dyqan dhe u ka kërkuar bar miu për t’i dhënë fund jetës së tij. Mediat greke raportojnë se burri ka hyrë në dyqan dhe i ka kërkuar një punonjësi të blinte një sasi helmi për minj. Ky i fundit e pyeti për çfarë e donte, por ka marrë përgjigjen: “Dua të vras veten ” . Shitësi, teksa është kamufluar se po përgatiste produktin për t’ia shitur, ka lajmëruar policinë. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur efektivët, të cilët i janë afruar…
Mbani parasysh këto këshilla herën tjetër që do të njihni një person të ri dhe do të përfshiheni në një bisedë me të. Nga mendimi për punën te politika, feja dhe seksualiteti, ja temat e ndaluara Nuk ka rëndësi nëse po prezantoheni te një koleg i ri i zyrës apo jeni në një takim me një klient të mundshëm, hapja e temave të mëposhtme do t’ju shkatërrojë totalisht mundësinë e të bërit përshtypje. Kur jemi nervozë themi disa gjëra pa i menduar gjatë, flasim më shpejt se zakonisht dhe themi më shumë nga sa duhet. Ja disa këshilla që do…
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) njofton se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme të 216-të ka ndryshuar rekomandimin për punë të dielave dhe festave të Krishtlindjeve. Përkatësisht, Qeveria e ka marrë parasysh dhe ka pranuar sugjerimin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale se 7 janari (e diela) dhe 8 janari (e hënë) janë ditë jo pune, sipas Ligjit për festat e Republikës së Maqedonisë së Veriut. “Qeveria në seancën e sotme vendosi t’i japë fund rekomandimit të punës më 7 dhe 8 janar 2024 për dyqanet, stendat dhe kioskat që ushtrojnë tregti…
Pronari ngre alarmin për punëtorin shqiptar, policia e gjen të varur në pemën pranë banesës
Një shtetas me origjinë shqiptare është gjetur i varur në një pemë në fshatin Vetriolo, në Bagnoregio të Italisë. Kërkimi nisi nga punëdhënësi, i cili duke parë që ai nuk ishtë paraqitur në punë është shqetësuar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e martë, kur punëdhënësi italian njoftoi autoritetet i shqetësuar. Pas kërkimeve, 36-vjeçari u gjet i varur në një pemë pranë banesës. Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe kryebashkiaku i Bagnoregio-s, Luca Profili. “Ka shumë njoftime për një person të gjetur të varur në Bagnoregio. Ai është një shqiptar që kishte ardhur për arsye pune. Ngushëllimet e mia familjes…