Author: shqiperia

Nuk ka përparim në promovimin e të drejtave të njeriut në Maqedoninë e Veriut, është konstatimi i Komitetit të Helsinkit në raportin për vitin 2023. Në të thuhet se nuk është bërë ndonjë progres i rëndësishëm në sistemin ligjor dhe institucional për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Në raport analizohet hartimi i Kodit të ri Penal, pas të cilit në shtator të vitit 2023 Komiteti i Helsinkit, si anëtar i grupit të Projektit për reformat në drejtësi, u tërhoq nga pjesëmarrja e mëtejshme sepse u bë e pakuptimtë pjesëmarrja në një procedurë që në thelb legjitimon paligjshmërinë. “Ulja e…

Lexo më shumë

Orgito Lloci, 20 vjeç humbi jetën në Greqi pas një debati me dy 24-vjeçarë grekë. I riu shqiptar u ndje keq pas debatit dhe u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi të mbijetonte. Ngjarja ndodhi në Kalyves Apokoronou. Burime policore, duke folur për protothema.gr, thanë se, sipas raportimeve, në vendin e përleshjes ishin të pranishëm edhe tre persona nga Gjeorgjia, Bullgaria dhe Rumania, pa u sqaruar ende se cili ishte roli i tyre i saktë në atë që ndodhi. Sipas të njëjtave burime, pesë personat e përfshirë në sherr janë ndaluar dhe në varësi të rezultateve të autopsisë nuk përjashtohet…

Lexo më shumë

Kur drita ultravjollcë (UV) depërton në kutikulën e flokëve (shtresa mbrojtëse, më e jashtme e fijeve të flokëve), mund të prodhohen molekula shumë reaktive të quajtura “radikale të lira”. Këto shkaktojnë dëme në disa mënyra: Ndryshimet e ngjyraveMelanina, pigmenti natyral që i jep ngjyrën e flokëve tuaj, ofron mbrojtje. Ajo lufton radikalet e lira, dhe gjithashtu thith dhe filtron dritën UV. Megjithatë, rrezatimi i tepërt UVA dëmton pigmentin, duke shkaktuar ndryshime ngjyrash. Kjo ndodh në çdo lloj floku, megjithëse dëmtimi është më i dukshëm në flokët me ngjyrë të hapur, të cilët përmbajnë më pak melaninë. (Rrezet e diellit gjithashtu…

Lexo më shumë

Tetë zjarre në ambiente të hapura janë regjistruar në 24 orët e fundit dhe të gjitha janë shuar, thonë Qendra për Menaxhimin e Krizave. Zjarrfikësit kanë intervenuar për shuarjen e zjarrit në Gazi Babë afër deponisë “Vardarishte” (digjen goma dhe bimësi e ulët dhe është djegur një sipërfaqe prej një hektar), Manastir afër Maglenicës, Prilep afër garnizonit të ushtrisë Gjevgjeli, fshatin Mrzenci, Bogdanci në atarin e Bogdancit (bimësia e ulët), Kavadari afër vendbanimit “Glishiq”, në lokalitetin “Smilica” (bimësia e ulët – sipërfaqe e djegur një hektar), Likova afër fshatit Mateç (bimësia e ulët) dhe në Komunën e Rankovcës afër fshatit…

Lexo më shumë

Një hetim i Kombeve të Bashkuara në muajt e parë të luftës në Gaza ka zbuluar se si Izraeli ashtu edhe Hamasi kanë kryer krime lufte dhe shkelje të rënda të ligjit ndërkombëtar. Ky është hetimi i parë i thelluar  për sulmet e 7 tetorit dhe konfliktin që pasoi. Raportet të publikuara të mërkurën, të cilat mbulojnë ngjarjet deri në fund të vitit 2023, paraqesin një pamje alarmante të të dyja palëve që shpërfillin rregullisht ligjin ndërkombëtar në një konflikt shkatërrues, shkruan CNN. Raportet e Komisionit Hetimor të Kombeve të Bashkuara fillojnë më 7 tetor, ditën kur Hamasi dhe grupet e tjera…

Lexo më shumë

Pritjeve për fillimin e ngjarjes më të madhe të vitit, EURO 2024, duket se u erdhi fundi. Kanë mbetur tani jo javë, jo ditë, por pak orë deri në fillimin e ndeshjes së parë të EURO 2024. Ky spektakël, një nga eventet më të rëndësishme dhe emocionale për futbolldashësit në të gjithë botën, fillon zyrtarisht të premten më 14 qershor 2024. Tani në Gjermani kanë zbarkuar gati të gjitha kombëtaret pjesëmarrëse të EURO 2024, përfshirë edhe kombëtaren e Shqipërisë, e cila sivjet për herë të dytë brenda një kohe të shkurtër është ndër pjesëmarrëset në EURO 2024. Në Kosovë, EURO…

Lexo më shumë

Dhuna ndaj fëmijëve gjatë konflikteve të armatosura arriti nivele ekstreme në vitin 2023, veçanërisht në Rripin e Gazës dhe Sudan, sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara të marrë nga AFP të martën që rendit forcat e armatosura izraelite, Hamasin dhe palët ndërluftuese në Sudan në “listën e turpit”. “Në vitin 2023, dhuna që përfshin fëmijët në konflikte të armatosura arriti nivele ekstreme, një rritje tronditëse prej 21% në shkelje të rënda”, thotë raporti vjetor i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres, që do të publikohet zyrtarisht nesër të enjten, duke theksuar se të dhënat në Gaza janë ende…

Lexo më shumë

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (11.06.2024) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 123 gjoba, nga të cilat 13 sanksione për vozitje pa patentë shofer, 17 gjoba për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave, pesë sanksione për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit. Gjithashtu janë shqiptuar tre gjoba për mospërdorimin e rripit të sigurimit, shtatë gjoba për kalim në sinjal të mbyllur (semafori i kuq). “Kontrollet e qarkullimit rrugor do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat…

Lexo më shumë

Një grup turistësh janë aksidentuar në afërsi të Majës së Jezercës. Ato kanë kërkuar ndihmë tek policia vendore ndërsa dyshohet se njëri prej tyre ka ndërruar jetë. Në ndihmë të tyre janë nisur Shërbimi i Kërkim – Shpëtimit Malor të Shqipërisë, forca policie dhe banorë vullnetarë të Thethit dhe Valbonës. Për shkak të mungeses së valëve telefonike është i vështirë komunikimi. Terreni i ngjitjes në Majën e Jezercës, është ndër më të vështirit dhe kërkon deri në 8 orë. Ai cilësohet me shkallë vështirësie të larte dhe kërkon përgatitje të mirë fizike. Shpesh turistët udhëtojnë pa guida dhe përballen me…

Lexo më shumë

GREQI– Një 20-vjeçar shqiptar, i cili hynte në dyqane dhe “zbrazte” kasat e bizneseve nën kërcënimin e thikës ishte kthyer në makth për dyqanxhinjtë e Bajronit dhe Pakratiou muajt e fundit. I riu u arrestua mesditën e së martës, 11 qershor, pasi ndaj tij kishte një urdhër arresti në pritje për grabitje të njëpasnjëshme. Protothema.gr ka publikuar video të cilat tregojnë 20-vjeçarin duke hyrë nëpër dyqane. Siç rezultoi nga hetimi i policisë, në fund të prillit 2024 i riu, i veshur me kapuç tip “full face”, shkonte në dyqane (kioska, minimarkete etj.) gjatë orëve të mbrëmjes dhe nën kërcënimin e thikës u merrte punëtorëve…

Lexo më shumë