Author: shqiperia

Një shtetas nigerian ka tentuar të dalë nga Shqipëria me një dokument identifikimi italian të falsifikuar. Ai u ndalua nga policia në portin e Vlorës, ndërsa është proceduar penalisht. “Shërbimet e Policisë Kufitare në Portin Vlorë, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe i përdorimit të mjeteve bashkëkohore për ekzaminimin e dokumenteve, bazuar në analizën e riskut, kanë goditur 1 rast të tentativës për të kaluar kufirin, me dokumente të falsifikuara. Në vijm të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Vlorë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin: O. S., 32 vjeç banues në Nigeri.…

Lexo më shumë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të mërkurën në Doha se Hamasi ka kërkuar disa ndryshime në propozimit për armëpushim në Gazë dhe se disa prej tyre mund të merren në konsideratë. Por ai shtoi se “disa nga propozimet e Hamasit shkojnë përtej asaj që grupi kishte pranuar më parë në bisedimet për një marrëveshje për një armëpushim dhe lirimin e pengjeve që mbahen në Gazë”. “Ne jemi të vendosur që të përpiqemi të kapërcejmë hendekun me Hamasin”, tha zoti Blinken në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin e Katarit Sheik Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, pas një…

Lexo më shumë

Lloga thotë se përgjegjësia e tij është e kufizuar pasi që si ministër ka shërbyer prej 1 marsit të vitit të kaluar, ndërkaq në ministri kanë qenë të punësuar pikërisht kuadro të qeverisjes së OBRM-PDUKM-së. Lloga shton se sistemi gjyqësor ende nuk mund të ngrihet në këmbë për shkak të Gruevskit, i cili sipas tij, Mickoskin e ka bërë kryetar të OBRM-PDUKM-së. “Fati i juaj që të bëheni kryeministër që nga viti 2020 ishte midis Zajasit dhe Reçicës së Vogël, ndonjëherë edhe selia juaj ishte aty, prinë e ngrirë para gjykatës. Ndoshta edhe kishit të drejtë, por atëherë fati, sipas…

Lexo më shumë

Komisioni Antikorrupsion ndërpreu mbi 20 procedura kundër zyrtarëve për mosparaqitje të pronës. Bëhet fjalë për shkelje të cilat ish anëtarët e bordeve drejtuese apo mbikëqyrëse i kanë kryer në vitin 2021 dhe 2022, ndërsa për shkak se nuk janë ndërmarrë veprime në kohë, lëndët janë vjetërsuar. “Procedura e shkeljes nuk mund të udhëhiqet nëse kalojnë 2 vite nga dita që është bërë shkelja. Kjo dispozitë zbatohet në këtë rast. Për shkak se kanë kaluar më shumë se dy vite nga dita që është bërë shkelja, nuk është inicuar asnjë procedurë e shkeljes, është bërë vjetërsimi i veprës”, tha Tatjana Dimitrovska,…

Lexo më shumë

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka dalë nga SPAK pas më shumë se 5 orësh. Prej orës 10:00 të mëngjesit, Kryemadhi ndodhej në ambientet e Prokurorisë së Posaçme për të dhënë shpjegime për pasurinë e saj. Për mediet, Kryemadhi deklaroi se ishte thirrur si person që ka dijeni. Kryemadhi: I dhash përgjigje të gjitha pyetjeve. Ballafaquam gjërat që kanë të bëjnë me akuzat që kanë ngritur. Besoj se e ezauruam aspektin e pyetjeve dhe përgjigjeve. E lexova me vëmendje dhe e firmosa me vetëdije të plota, duke marrë të gjitha përgjegjësitë. Botox? Kryemadhi: Lobimi, hetimi pasuror dhe operacionet plastike…

Lexo më shumë

Keni gatuar një pulë të tërë dhe keni mjaft mbetje, por sa zgjat pula e pjekur në frigorifer? Shumica e copave të pulës nuk mbahen aq gjatë sa mund të mendoni. Pula është proteina jonë e preferuar. Është e thjeshtë për t’u gatuar dhe shkon mirë me pothuajse çdo gjë: sallata, sanduiçe, taco, supa, meze dhe sigurisht pjatat kryesore. Ne priremi të pjekim një pulë të tërë dhe të kemi mjaft mish të mbetur për disa vakte. Por sa kohë ruhet pula në frigorifer? Jo aq sa mendoni. Më poshtë janë rekomandimet nga ekspertët e sigurisë ushqimore, në varësi të…

Lexo më shumë

TIRANË – Katër persona janë arrestuar, ndërsa 4 të tjerë janë vënë nën hetim pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike. Në kuadër të operacionit “Mountain” u bë arrestimi i shtetasve  Fatime Gjediku, 60 vjeç, Idajet Gjediku, 37 vjeç,  Jednor Gjediku, 34 vjeç dhe Elvis Elezi 30 vjeç, të gjithë banues në Tiranë. Nën hetim janë shtetasit A. Gj., 56 vjeç, kryetar i fshatit Shëngjin, Zall Bastar; R. K., 57 vjeç dhe R. L., 59 vjeç, punonjës (rojë) të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura. Gjithashtu, në bashkëpunim me AMP, ka filluar procedimi në gjendje të lirë për punonjësin e Policisë (SPZ)…

Lexo më shumë

Mandatari për përbërjen e qeverisë së re, Hristijan Mickosk, pret që Maqedonia të hyjë furishëm në Bashkimin Evropian. Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari për pritjet nga Boyko Borisov para Kuvendit të sotëm të BNJVL-së, Mickoski tha se është i lumtur për zgjedhjen e tij sepse OBRM-PDUKM është pjesë e së njëjtës familje evropiane dhe pret që të dy të vazhdojnë rrugën që tashmë është shtruar. Mickoski ritheksoi se nuk pranojnë ultimatumet dhe diktatet, ndërsa gabimet dhe mendjelehtësia e disa prej politikanëve që ishin dhe janë pjesë e Qeverisë e vështirësuan situatën. “Kemi një propozim të logjikshëm, të cilën…

Lexo më shumë

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri, ka folur në lidhje me qëndrimin e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, për shkarkimet e drejtorëve mjekësorë të Klinikës së Kardiokirurgjisë dhe Klinikës së Toksikologjisë. Demiri tha se shkarkimin e drejtorëve e ka bërë për shkak të lëshimeve në puna. “Ish-drejtori mjekësor i Klinikës së Kardiokirurgjisë është shkarkuar nga detyra e drejtorit mjekësor për shkak të shkeljes së normave ligjore. Në Republikën e Maqedonisë së Veriut kanë operuar mjekë nga Serbia të cilët nuk kanë pasur licencën përkatëse dhe një sërë shkeljesh të tjera. Të gjitha të dhënat që i kemi i kemi raportuar…

Lexo më shumë

Greqi – Efektivët e policisë në Portin e Pireut kanë sekuestruar 21 pako me kokainë, të fshehur në një kontejner me banane që vinte nga Ekuadori. Në kuadër të operacionit “Coca Banana”, pas kontrolleve me aparatin e posaçëm me rreze X dhe qenit Maxi u gjet sasia e drogës e fshehur në kuti. Si arritën inspektorët te droga Një kontejner i dyshimtë me origjinë nga Ekuadori me destinacion final Pireun u sekuestrua nga Dogana e 3-të e Pireut. Një skanim me rreze X zbuloi lëndë organike në makinerinë ftohëse të kontejnerit. Menjëherë, inspektorët së bashku me Maksin hapën kontejnerin dhe…

Lexo më shumë