Author: shqiperia

Njësia 4 ishte ndalesa e radhës e drejtuesit Politik të PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj në vijim të turit e mirënjohjes me strukturat socialiste në 33-vjetorin e themelimit të saj. Në fjalën e tij, Veliaj tha se Partia Socialiste është e vetmja forcë që i përgjigjet pritshmërive të qytetarëve. “Më vjen mirë që, me mbarimin e projektit në Kinostudio dhe lidhjen me Unazën, shpëtojmë edhe nga trafiku i rrugës ‘Xhanfize Keko’, ‘Rrugës së Dibrës’ dhe rrugës ‘Aleksandër Moisiu’. Sot kemi probleme të botës së parë, pra ku do rrinë turistët, ku do i çojmë gjithë këto makina, por…

Lexo më shumë

100 milionë euro investime për komunat ka paralajmëruar mandatari për formimin e Qeverisë së re, Hristijan Mickoski. Ai u bëri thirrje drejtuesve të komunave të jenë të gatshëm me projektet kapitale për të marrë pjesë në thirrjen për këtë vit, që sipas Mickosit, mund të hapet në shtator ose edhe në muajin gusht. Ndërkohë, për vitin e ardhshëm Mickoski paralajmëroi investime për komunat në vlerë prej 250 milionë euro. “Qytetarët janë ngopur me përralla, tregime dhe premtime për gjëra të mëdha dhe asgjë nuk ndodh. Qytetarët tanë kanë probleme thelbësore ekzistenciale, në qendrat e zonave më të mëdha urbane akoma…

Lexo më shumë

Në kuadër të Konferencës së 51-të Rajonale të INTERPOL-it për Europën, që po zhvillon punimet në Tiranë, Policia e Shtetit dhe Sekretariati i Përgjithshëm i INTERPOL-it firmosën marrëveshjen e bashkëpunimit për përfshirjen e Shqipërisë në Rrjetin e Akademisë Globale të INTERPOL-it. Marrëveshja u firmos nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku dhe Sekretari i Përgjithshëm i INTERPOL-it, Jurgen Stock. Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku falënderoi INTERPOL-in për bashkëpunimin në fushën e trajnimeve dhe theksoi se, bashkimi i Shqipërisë me Rrjetin e Akademisë Globale është një hap i rëndësishëm përpara për sistemin e arsimimit policor dhe vetë…

Lexo më shumë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë,  Bajram Begaj, zhvilloi në Prishtinë një takim kokë më kokë me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe më pas takimin dypalësh me praninë e delegacioneve përkatëse. Kreu i Shtetit konfirmoi qëndrimin e Shqipërisë krah Kosovës, duke theksuar faktin se çdo sukses i Kosovës, është sukses i shqiptarisë. “Nuk ka rrugë tjetër. Shqipëri-Kosovë është një simbiozë që do të vazhdojë të ekzistojë”, u shpreh Presidenti Begaj, bashkë me urimin që ditët e mira për shqiptarët të vazhdojnë të jenë të tilla, që të dyja vendet të kenë ardhmëri më të mirë. “Kemi mundësi të përparojmë dhe…

Lexo më shumë

Ndërmarrja Komunale Tetovë mohon se punëtorët e tyre kanë kërkuar nga 100 euro për transportin e frigoriferit në një deponi të caktuar. Informacioni u publikua në media disa ditë më herët, përcjell Telegrafi Maqedoni. Lexo po ashtu “100 euro për marrjen e një frigoriferi”, NPK “Tetova” ofron shërbimin e mbledhjes së mbeturinave inerte nëpër shtëpi “Ky informacion nuk është i saktë, por disa përpiqen të barazojnë punën e kësaj ndërmarrjeje, e cila me përkushtimin e saj merret me punën e përditshme dhe përmirësimin e pastërtisë në qytet. Në anën tjetër, NPK vazhdimisht u bën thirrje qytetarëve që kanë mbeturina inerte…

Lexo më shumë

Mazhoranca socialiste tërhoqi për të tretën herë nga Parlamenti ndryshimet në ligjin për Gjykatën Kushtetuese, pasi nuk arriti të sigurojë mbështetjen e 84 deputetëve. Opozita është shprehur kundër këtij ligji, pasi sipas saj qeveria synon të blejë Kushtetuesen, ndaj deputetët demokratë nuk u përfshinë në debate. Por në seancën e sotme socialistët ishin  kritikët më të fortë të këtij propozimi të qeverisë që rroga e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të bëhet rroga më e lartë në vend, 7.7 milionë lekë, dhe e anëtarit të kësaj gjykate 6.4 milionë lekë. Dy prej deputetëve më me shumë eksperiencë, Fatmir Xhafaj e Erion…

Lexo më shumë

Njëzet e tre vjeçar nga Kavadari është arrestuar dje për sulm ndaj policëve, njofton sot nga SPB-Veles. Siç sqarojnë nga atje, në orën 16:30 në Krivolak, punonjësit e policisë nga DPB–Negotinë e kanë ndaluar personin me iniciale I.B. 23-vjeçari, me vendbanim të përkohshëm në Krivolak, ka sulmuar fizikisht një punonjës policie, i cili ishte duke kryer detyrën zyrtare. Më pas, djali ka tentuar të sulmojë me sende druri dhe të mprehta policët që po kryenin detyrat zyrtare./Telegrafi/ Ndalohet një 23-vjeçar nga Kavadari, ka sulmuar fizikisht punonjësit policor appeared first on Telegrafi.

Lexo më shumë

Nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, ka nisur sot zbatimi i regjimit të lirë të trafikut lokal të kufirit në hapësirën prej 30 km nga të dy anët e kufirit, në 20 pikat e veçanta të kalimit kufitar. Në PKK Morinë e Vermicë do të ketë korsi të dedikuara për kalimin e lehtësuar të kufirit. Dy ministrat e Brendshëm Taulant Balla dhe Xhelal Sveçla ishin në PKK Morinë, për të parë nga afër procesin e lehtësuar. Ministri Balla tha se gjithçka është në shërbim të qytetarëve. “Dy vende, të cilat bashkëpunojnë me njëra-tjetrën në dobi të qytetarëve të vetë, qofshin…

Lexo më shumë

Është realizuar vetëm 14% e shkëmbimit tregtar ndërmjet 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa edhe më i ulët është ndërveprimi biznesor në kuadër të Ballkanit të Hapur, thonë nga Oda Ekonomike. Ndër barrierat renditen burokracia administrative dhe doganore, ekonomia ndërkufitare jo formale, mungesa efikasitetit të administratës për dhënien e dokumentacionit në kohë, bie fjala për lejet fito-sanitare etj. Nga Oda thonë se kanë bërë thirrje të vazhdueshme që të gjitha shërbimet të punojnë 24 orë siç punon kufiri dhe jo vetëm në turnin e parë, që krijon pritje të gjata të kamionxhinjëve në terminalet doganore. “Kjo shifër prej 14% është…

Lexo më shumë