Author: shqiperia
Fermerët e “Ferma VIP” kanë kaluar momentet e fundit së bashku, ku mes tyre nuk kanë munguar as batutat. Ka qenë Mariana ajo e cila mes batutash ka pyetur Dijonisin se kujt mes Baby G dhe Florit do ja “hajë veshin”, duke lënë të nënkuptuar përballjen në sfidat e mbrëmjes. “E ke ndarë mendjen kujt do ja hash veshin sot? Florit apo Baby G, se këta të dy janë të fortët”, tha Mariaja. Pas kësaj, aktorja e ka pyetur Dijonisin se çfarë do të bëjë me çmimin e madh, në rast se do të fitojë edicionin e parë të “Ferma…
Tymi i zi ka mbuluar pjesët veriore të pellgut të Atikës nga zjarri që shpërtheu në një fabrikë në Kato Kifisi. Erërat jugore e çuan renë e rrezikshme të tymit drejt veriut. Pamjet e regjistruara nga kamerat e Observatorit Kombëtar të Athinës tregon se si janë prekur zonat edhe më larg Kato Kifisia. Në të njëjtën kohë, mjekët pulmonologë paralajmërojnë se si tymi mund të prekë veçanërisht ata që i përkasin grupeve vulnerabël, për këtë arsye edhe nga 112 është dërguar një mesazh për qytetarët duke i ftuar ata të qëndrojnë në ambiente të mbyllura dhe të mbyllin dyert dhe…
Gjatë ditës së parë të takimit vjetor të përfaqësuesve të komisioneve të mbrojtjes dhe sigurisë të parlamenteve të Evropës Juglindore, në Sarajevë, delegacioni i Serbisë dhe nënkryetari i Komisionit të Mbrojtjes dhe Sigurisë i Asamblesë Parlamentare të Bosnje e Hercegovinës, Radovan Kovaçeviq, kanë ndërprerë fjalimet e përfaqësuesve të Kosovës dhe janë larguar nga konferenca. Kjo u bë e ditur nga anëtari i delegacionit të Kosovës, Arbër Rexhaj, përmes llogarisë së tij në Facebook, më 12 qershor. Rexhaj shkroi se delegacioni i Kosovës u përball me “rrugaqërinë serbe”. “Në fjalët tona, sërish Serbia u mundua që përmes grushteve në tavolinë, mbylljes…
Pjesëmarrësit e Mbledhjes Vjetore të RCC miratojnë emërimin e Sekretarit të Përgjithshëm të ardhshëm të RCC për mandatin 2025-2027 Shkup – Pjesëmarrësit e Takimit të 16-të vjetor të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), të mbajtur sot në Shkup, miratuan Raportin Vjetor të RCC-së 2023-2024. Në takimin e bashkëkryesuar nga Sekretarja e Përgjithshme e RCC-së, Majlinda Bregu dhe Bujar Osmani, Ministër i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, në emër të kryesuesit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), u diskutua për zhvillimet në bashkëpunimin rajonal në Evropën juglindore (SEE) brenda kornizës së RCC, si dhe sfidat e ardhshme…
E veshur nuse, i është dhënë lamtumira e fundit 11-vjeçares në Greqi, e cila u godit me kaçavidë në qafë nga daja i saj, pas refuzimit të të miturës për përdhunim. Në ceremoninë mortore, morën pjesë jo vetëm të afërm dhe familjarë, por edhe qytetarë të zonës së Ilia, aty ku banonte e mitura. Mësuesja e saj, në një intervistë për mediat greke tregon se 11-vjeçarja ka qenë nxënëse me rezultate shumë të mira, teksa shtoi se komunikimi i tyre për mësimet vazhdonte edhe jashtë orarit të mësimit. “Kanë një mirësi që sot nuk e sheh shpesh, një mirësjellje. Nuk…
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti priti ditën e sotme në një takim Presidentin e Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj. Gjatë takimit mes tyre kryeminsitri Kurti ka vlerësuar rolin dhe ndihmën e madhe që Shqipëria i ka dhënë Kosovës, ndërsa ka theksuar se Presidenti Begaj është i mirëpritur në çdo kohë në Kosovë. Ndërkohë Kurti theksoi se Presidenti Begaj i cili më herët ka qenë ushtarak, e di fare mirë rëndësinë e 12 qershorit. “I jemi mirënjohës Shqipërisë, për kontributin para luftës, gjatë dhe pas luftës. Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, është gjithnjë i mirëseardhur. Duke qenë edhe ushtarak edhe mjek…
Më datë 11.06.2024 në ora 14:00 në Drejtorinë e Policisë në Petrovec, një grua 41-vjeçare nga fshati Shkup ka raportuar se me datë 09.06.2024 ish-bashkëshorti i saj N.S. kanë sulmuar fizikisht dy vajzat e tyre të mitura. Sipas raportit, gjatë dhunës ai ka përdorur edhe një send të fortë. Po merren masa për zbardhjen e rastit. Babai dyshohet se sulmoi dy vajzat e tij në Shkup appeared first on Telegrafi.
Ekspertë të të drejtave të njeriut, të angazhuar nga Kombet e Bashkuara, theksojnë në një raport të publikuar të mërkurën, se forcat izraelite dhe militantët palestinezë kanë kryer dhunë seksuale dhe me bazë gjinore në tre muajt e parë të konfliktit, që filloi më 7 tetor të vitit të kaluar. Ekspertët e pavarur ofrojnë një pasqyrë të detajuar të ngjarjeve që kryesisht janë botuar në media. Ata po ashtu theksojnë se Izraeli dhe militantët palestinezë kanë kryer krime lufte, ndërkohë që Izraeli ka kryer edhe krime kundër njerëzimit. Raporti përqëndrohet në periudhën mes sulmit të 7 tetorit dhe fundit të…
Largohen garazhet para banesave në Tetovë
Pas pothuajse një vit ndërprerje, Komuna e Tetovës sërish ka filluar aksionin për largimin e garazheve dhe kiosqeve në hapësira publike. Këto garazhe pothuajse në të gjithë qytetin janë ndërtuar para viteve të 90-ta dhe janë shfrytëzuar për parkim nga banorët e lagjeve. Fillimisht Komuna e Tetovës nëpërmjet inspektoratit të komunës, i njoftoi banorët të largojnë këto garazhe, dhe në rast se brenda shtatë ditëve nuk largohen – atëherë të njëjtat i largon komuna. Së fundmi, kanë qenë vet banorët e një lagje në Tetovë që i kanë larguar. Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Komunës së Tetovës,…
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në fshatin Perondi të Kuçovës. Një 55-vjeçar, duke drejtuar zetorin, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka ndërruar jetë. “Rreth orës 16:45, në rrugën rurale të fshatit Perondi, Kuçovë, mjeti buqësor zetor që drejtohej nga shtetasi R. K., 55 vjeç, ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga, drejtuesi i mjetit, shtetasi R. K, ka humbur jetën“, njofton policia. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të daljes nga rruga./vizionplus.tv