Author: shqiperia

Një rast vandalizmi është regjistruar në Brooklyn në SHBA. Një person është arrestuar pasi ka thyer me çekiç statujat e Papa Françeskut dhe Nënë Terezës në një kishë katolike. Autori i sulmit po ashtu ka goditur me gurë edhe dyert e kishës. Statujat e Nënë Terezës dhe Papës Gjon XXIII në Avenue 20 në Bensonhurst, pas incidentit janë mbuluar me copë të kuqe dhe dyert e kishës katolike romake të Shën Dominikut janë veshur me dërrasa. 30 vjeçari Randy Maldonado Avila, pas këtyre akteve kishte vazhduar serinë e vandalizmit duke shkatërruar një tabelë në një stacion autobusi, njoftonte më tej…

Lexo më shumë

Në numrin e emergjencës 112, mbrëmë është regjistruar një raport për sulm nga një ari mbi dele në Komunën e Gostivarit, njofton sot Qendra për Menaxhimin e Krizave (QKK). “Është marrë denoncim në orën 20:45 për dele që janë vrarë dhe ngrënë në fshatin Raven. Ankuesi informoi se të martën, një ari vrau dhe hëngri gjashtë dele të tij. Fusha ku mbante kopenë ishte në periferi të fshatit Raven. Pas kallëzimit në QKM, kanë dalë në terren nga stacioni policor në Gostivar”, thuhet në QKM. Siç shtojnë ata, pas konstatimit të situatës në terren, do të ndërmerren hapat në vijim…

Lexo më shumë

Policia e trazirave në kryeqytetin e Argjentinës Buenos Aires përdori gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë protestuesit jashtë ndërtesës së Kongresit pasi parlamenti dha miratimin fillestar për reformat e Presidentit Javier Millay. Ligji duhet të kalojë edhe në dhomën e ulët në mënyrë që të miratohet. Demonstruesit pretendojnë se masat do të dëmtojnë miliona argjentinas sepse ato parashikojnë shkurtime në buxhet dhe përfitime sociale. Mediat lokale raportuan për lëndime të shumta në protestat e 12 qershorit dhe i përshkruan skenat si një “fushë beteje”. Demonstruesit iu përgjigjën gazit lotsjellës dhe topave të ujit të policisë duke hedhur gurë dhe…

Lexo më shumë

SARAJEVË – Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se situata në të gjithë Ballkanin do të qetësohet kur njerëzit t’i zgjidhin problemet e tyre pa ndërhyrjen e të huajve. “Për ne, situata në të gjithë Ballkanin do të qetësohet dhe gjithçka do të jetë ndryshe pasi ne t’i marrim gjërat në duart tona dhe t’i zgjidhim problemet tona,” tha presidenti në një intervistë për gazetën e Sarajevës Dnevni Avaz. Ai theksoi se do të jetë më mirë kur të mos ketë asnjë ndërmjetës në bisedime. “Le të flasim për problemet, por le të jemi vetëm”, tha Vuçiç./vizionplus.tv

Lexo më shumë

Sot dhe nesër do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit në zonën e gjerë qendrore të qytetit të Shkupit, njofton Ministria e Punëve të Brendshme (MPB). Regjimi i qarkullimit, siç thonë nga MPB, po vendoset për shkak të mbajtjes së takimit ministror në kuadër të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) dhe Samitit të kryetarëve të shteteve dhe qeverive në kuadër të Procesit për Bashkëpunim në Evropën Juglindore. Sektori për Punë të Brendshme – Shkup apelon deri te të gjithë qytetarët, shfrytëzuesit e rrugës, që të respektojnë urdhrat e zyrtarëve policorë. Sot dhe nesër regjim i…

Lexo më shumë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj u nis sot për në Shkup ku do të marrë pjesë në Samitin e SEECP, (Samiti i Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore) i cili mikpritet nga Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova. Gjithashtu Presidenti Begaj pritet  të zhvillojë disa takime dypalëshe. Kreu i Shtetit do të takohet me Kryetarin e ri të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi. Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri, me ish Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. Presidenti i Republikës Bajram Begaj do të mbajë një fjalë në këtë samit si edhe…

Lexo më shumë

Kampionati Evropian do të fillojë pas dy ditësh, në një muaj që do të dhurojë spektakël në sportin më të popullarizuar në botë, futbollin. E Bleacher Report Football ka hulumtuar klubet me më së shumti lojtarë në Evropian. Manchester City prin me 14 lojtarë të zgjedhur nëpër kombëtaret që marrin pjesë në Euro 2024, i ndjekur nga Interi dhe Real Madridi me nga 13 sosh. Bayern Munich është i katërti me 12 lojtarë, kurse top-5shen e mbyll Arsenali me 11 lojtarë. Man City will be the most represented club at the Euros pic.twitter.com/jX6OKc3gxf — B/R Football (@brfootball) June 10, 2024…

Lexo më shumë

Ndihma e re dypalëshe me vlerë deri në 242 milionë paund – 286.5 milionë euro për Ukrainën do të shpallet nga kryeministri britanik Rishi Sunak gjatë samitit të G7 në Itali. Kjo u njoftua nga Number 10 Downing Street të mërkurën. Kjo ndihmë do t’i lejojë Ukrainës të përmbushë nevojat e menjëhershme humanitare, energjetike dhe stabilizuese dhe të vendosë themelet për rimëkëmbjen dhe rindërtimin ekonomik dhe social në një afat më të gjatë, sipas një njoftimi për shtyp nga zyra e tij. Qëllimi është në veçanti rivendosja e infrastrukturës kritike të energjisë, e cila pësoi sulme raketore dhe bombardime nga…

Lexo më shumë

Roma zyrtare dhe Shkupi kanë marrëdhënie të shkëlqyera politike, vlerësoi ambasadori italian në vend, Andrea Silvestri. Ai përmendi se marrëdhënie të tilla duhet të ushqehen mes dy shoqërive, andaj në këtë kontekst ambasadori përshëndeti bashkëpunimin mes Universitetit italian Katolika dhe Amerikan Kolexh në arsim dhe shkëmbim studentësh. Silvestri thotë se kështu ndërtohet e ardhmja e përbashkët europiane. “Në njërën anë i kemi marrëdhëniet politike që janë të shkëlqyeshme. E dini se vizita e parë zyrtare e presidentes Siljanovska Davkova ishte në Itali. Por në anën tjetër është shumë e rëndësishme që marrëdhëniet të ndërtohen që nga fundi, në nivel të…

Lexo më shumë

Policia e Vlorës ka bllokuar një mjet lundrues jaht që përdorej në kundërshtim me ligjin, për qëllime turizmi, në Karaburun. Pronari i mjetit lundrues, i cili nuk ishte i pajisur me Certifikatën e Operatorit Turistik Detar është ndëshuar me  masë administrative 100 000 lek.   “Shërbimet e Policisë Kufitare e kanë ndëshkuar drejtuesin e mjetit lundrues, shtetasin A. T, me masën administrative 100 000 lekë të rinj, bazuar në ligjin nr. 43/2020 “Për operatorët turistikë detarë”, pasi rezultoi se nuk ishte i pajisur me Certifikatën e Operatorit Turistik Detar, për të ushtruar aktivitetin me mjetin lundrues jaht, në bordin e…

Lexo më shumë