Author: shqiperia
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të enjteje në Vlorë. Një mjet tip “Golf”, ka dalë nga rruga duke përfunduar në një dyqan. Drejtuesi ka tentuar të parakalojë me shpejtësi një autobus me punonjës fasonerie por si rjedhojë e shpejtësisë ka humbur kontrollin. Drejtuesi është lënduar duke marrë plagë në kokë dhe është transportuar me urgjencë në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Godina me të cilën u përplas makina shërbente si qendër mësimi i gjuhës së huaj, por në ato momente ishte e mbyllur. Ngjarja është regjistruar në lagjen “Ali Demi”./vizionplus.tv
Në gjashtëmbëdhjetë shkolla fillore të Komunës së Kumanovës në muajin maj janë regjistruar gjithsej 923 nxënës për klasën e parë për vitin shkollor 2024/25. Në bazë të të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) sipas evidencave të lindjeve, këtë vit duhet të fillojnë klasën e parë 1508 nxënës të lindur në vitin 2018. “Ky nuk është numri përfundimtar i nxënësve të regjistruar, ka prindër që ende nuk i kanë regjistruar fëmijët, ka prindër që janë në punë të përkohshme jashtë vendit, ka edhe familje të tëra që kanë emigruar. Presim më shumë fëmijë deri në shtator, siç ishte…
Astrologe Meri Gjini iu bashkua mëngjesin e sotëm emisionit “7pa5” ku bëri parashikimin e Horoskopit për fundjavën. Yjet kanë qenë të çuditshme përgjat kësaj jave. Ka patur luhatje dhe momente ngarkesash emocionale goxha të fortë, që ndryshon ditën e sotme. Dita e premte është një ditë shumë e mirë për të diskutuar, sqaruar, qartësuar, për të rënë në ujdi apo për të firmosur. Java bën një mbyllje me të premten shumë të mirë, për të sqaruar çfarë na ka mërzitur më shumë. Hëna do jetë te peshorja, dhe kemi një hyrje të Diellit, Mërkurit dhe Venusit dhe fundjava do na…
Nga 12 qershori i këtij viti hyri në fuqi regjimi i lirë i trafikut në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës, me qëllim lehtësimin e qarkullimit lokal kufitar në kuadër të angazhimeve të përbashkëta të qeverive të dy vendeve tona. Banorët e zonës në kufi me Kosovën do të lejohen të kalojnë kufirin tokësor duke paraqitur dokumente identifikuese standarde, mes të cilave edhe Leja e Kalimit Kufitar Lokal, për të cilin aplikohet e më pas sigurohet nëpërmjet portalit qeveritar e-Albania. Mes 1240 shërbimeve të institucioneve publike, rishtazi është shtuar edhe shërbimi që përdoruesit e e-Albania e gjejnë me emërtimin “Leje Kalimi…
Vizion Plus mëson se Ermal Dizdari, punonjës i Bashkisë Shkodër është 49-vjeçari i dhunuar me sende të forta mëngjesin e sotëm. Dizdari ka lëndime të rënda në kokë dhe ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve. Gazetari i Vizion Plus, Bepin Kolvata mëson se 49-vjeçari punon në zyrën e prokurimeve publike. Rrethanat e kësaj ngjarjeje janë ende të paqarta. Policia njoftoi se ngjarja ndodhi rreth orës 09:00, në lagjen “Salo Halili”. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e autorit./vizionplus.tv
Getinjo sot është një nga artistët më të dashur në vendin tonë. Rrugëtimi në këtë industri për të nuk ishte dhe i lehtë, por me shumë suksese në fund. Getinjo sot feston ditëlindjen e 33-të dhe ka një falënderim për Zotin për arritjet e dij deri këtu. “Me daten 13.06.1991 isha nje foshnje e sapo lindur qe erdhi ne kete bote duke qajt me ze! Sot mbusha 33 vite jete dhe po buzeqeshi Falemnderimi dhe lavderimi shkon veten per madherine e lartesuar,krijuesin e gjithçkaje,Zotin apsolut ! Elhamdulilah per secilen frymemarrje deri me sot “, ka shkruar reperi. Getinjo…
Kryesuesi i Procesit për Bashkëpunim në Evropën Juglindore (SEECP) dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, hapi seancën plenare të Takimit Ministror, i cili mbahet në kuadër të kryesimit tonë njëvjeçar me Procesin, nën moton “Tejkalojmë ndarjet, ndërtojmë besim”. Osmani shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC) në realizimin e aktiviteteve, ku siç theksoi: “Po lëmë pas nesh një vit të suksesshëm, me arritje të shumta në fushën e bashkëpunimit rajonal, e veçanërisht e rëndësishme është arritja e konsensusit për zgjedhjen e Sekretarit të Ri të Përgjithshëm të RCC-së. “T’i përmed edhe një herë…
Një 38-vjeçar i dënuar me 5 vjet e 2 muaj burgim për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, është arrestuar nga policia e Shkodrës. Në pranga ra Belirjan Kapera, 38 vjeç, banues në Shkodër. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër e ka dënuar me 5 vjet e 2 muaj burgim, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila ka qenë e pajisur më urdhër mbrojtjeje. /vizionplus.tv
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Levan-Tepelenë, pranë fshatit Kafaraj. Një mjet tip “Ford” që drejtohej nga një vajzë rreth 30 vjeçe ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka dalë jashtë rrugës. Vajza udhëtonte e vetme, teksa shkak për aksidentin dyshohet se është bërë përgjumja ose përdorimi i telefonit. Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ambulance që e kanë shoqëruar të renë për në spitalin e Fierit. “Më datë 13.06.2024, rreth orës 10:00, në Kafaraj, shtetasja M. B., 34 vjeçe, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është…
EMRI/ Kush është 36-vjeçari fierak që iu sekuestruan 1.8 mln euro pasuri! Pamjet nga makinat luksoze
Prokuroria e Fierit sekuestroi ditën e djeshme 1.8 milionë euro pasuri në pronësi të shtetasit Arbër Muça, 36 vjeç. Këto pasuri dyshohet se burojnë nga veprimtari kriminale. Arbër Muça dyshohet se i ka përfituar këto pasuri nga veprimtaritë kriminale në fushën e narkotikëve, të kryera jashtë Shqipërisë. Në total janë sekuestruar 12 automjete luksoze llogari bankare, mijëra hektar tokë, apartamente, vendparkim, etj,. Lista e plotë e pasurive të sekuestruara 2 sipëfaqe toke arë, në total 6831 m2, në Fier; 3 sipërfaqe toke truall, në total 630 m2, në Fier; njësi shërbimi me sipërfaqe 200 m2, në Fier; njësi 2…