Author: shqiperia
Ledri Vula apo siç njihet ndryshe si ikona e hip-hopit po vazhdon që të shkëlqejë në skenën muzikore shqiptare. Me hitet e tij të reja, ai ka arritur të mbajë vëmendjen e publikut dhe të krijojë një emër të madh në botën e muzikës. Kreativiteti dhe talenti i tij po bëjnë që të dëgjohet gjithnjë e më shumë në çdo vend ku ka shqiptar. Është e rëndësishme që për më shumë se 1 dekadë në skenë ka arritur të mbajë ritmin dhe dashurinë e publikut afër. Sigurisht hitet edhe këtë verë nuk kanë të ndalur duke “bombarduar” me projekte gjigante…
UEFA dhe autoritetet gjermane po përgatiten për mbi 50,000 tifozë të Shqipërisë që të marrin pjesë në ndeshjen e së shtunës në Euro 2024 kundër Italisë në Dortmund, thanë burimet për ESPN. Ky pritet që do të jetë kontigjenti më i madh udhëtues i çdo skuadre tjetër përveç vendit pritës. Dhe i tillë është interesimi për lojën në Shqipëri. Kryeministri shqiptar Edi Rama ka pezulluar parlamentin e vendit për 10 ditë për të mundësuar që mbi 100 ministra dhe parlamentarë të marrin pjesë në ndeshjet e grupit B të ekipit kundër Italisë, Kroacisë dhe Spanjës. ESPN: 50 mijë…
Koalicioni VLEN në një kumtesë për media ka reaguar në lidhje me informacionet se universiteti i Ramiz Merkos, ka marrë akreditim nga Ministria e Arsimit për hapjen e Fakultetit të Mjekësisë. Nga VLEN thonë se “ky Universitet i njohur si “Universiteti i Merkos”, i cili udhëhiqet nga Armend Kadriovski, është me famë për “prodhimin” e diplomave urgjente, si Universitet ku ndër vite, brenda natës, kanë diplomuar më shumë se gjysma e funksionarëve të BDI-së, si dhe shumë familjarë të funksionarëve të cilët është dashur të futen në punësime të ndryshme”. “Kjo është BDI, këto janë funksionarët e Listës së zezë…
Presidentja Gordana Siljanovska Davkova ka takuar sot presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviq, në prag të Samitit të krerëve të shteteve dhe qeverive të pjesëmarrësve në Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore. Në takim, të dy bashkëbiseduesit konfirmuan marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve dhe shprehën gatishmërinë për përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të përgjithshme dypalëshe. Në bisedë u theksua domosdoshmëria e vazhdimit të mbështetjes dhe bashkëpunimit të ndërsjellë në drejtim të përmbushjes së përcaktimeve të përbashkëta strategjike për anëtarësim në Bashkimin Evropian, si dhe u shpreh gatishmëria për thellimin e bashkëpunimit rajonal me qëllim ruajtjen e stabilitetit dhe progresit…
Mbi 50 mijë tifozë do ta mbështesin kombëtaren e Shqipërinë në përballjen e parë ndaj Italisë në Dortmund, kështu së paku raporton “ESPN”. Mediumi spanjoll raporton se më së shumti tifozë që kanë udhëtuar janë shqiptarë, në krahasim me shtetet e tjera. Edhe pse stadiumi i Borussia Dortmundit zakonisht mban 81 mijë spektatorë, kjo është zbritur në 62 mijë për “Euro 2024”, mirëpo të gjitha tiketat neutralë janë blerë nga tifozët shqiptarë. Shqiptarët janë gati ta mbështesin ekipin “Kuq e Zi” në pjesëmarrjen e parë në një event të rëndësishëm që prej “Euro 2016”, derisa kampioni aktual Italia do të…
Akuzohet se vrau foshnjën 9-muajshe për të cilën kujdesej, dënohet me 12 vite burg 62-vjeçarja
Një kujdestare që pranoi se kishte vrarë një foshnjë nëntë muajshe për të cilën supozohej të kujdesej, është dënuar me 12 vjet e shtatë muaj burg për vrasje. Karen Foster, 62 vjeç, akuzohet për vrasjen e foshnjës Harlow Collinge. Harlow kishte lëndime të rënda në kokë dhe u dërgua në spital, ku vdiq 4 ditë më vonë. Kujdestarja mohoi akuzat dhe tha se foshnja ishte rrëzuar nga karrigia./vizionplus.tv
Medalje e artë për birrën Elbar, vlerësohet në konkursin ndërkombëtar “Monde Selection 2024”
Birra shqiptare Elbar, e cila prej disa vitesh është lider në tregun shqiptar, ka fituar në muajin qershor MEDALJEN E ARTË në konkursin ndërkombëtar Monde Selection 2024, për standardet më të larta në cilësinë, imazhin, paketimin dhe shijen e birrës. Ky çmim prestigjoz iu dorëzua përfaqësuesve të kompanisë në ceremoninë madhështore të ndarjes së cmimeve në Vienë, Austri, me pjesëmarrjen e prodhuesve më prestigjozë nga i gjithë globi. Medalja e artë është një vlerësim i rëndsishëm për këtë markë birre ‘made in Albania’, duke u bërë kështu edhe një krenari shqiptare. Birra shqiptare Elbar që prodhohet në fabrikën e Glinës…
Sipas analizave të fundit të ujit, të bëra nga Qendra për Shëndet Publik nga Tetova, paralajmërohet se uji i dy çezmave në Banjën e Tetovës është i ndotur dhe rekomandohet që të shmanget përdorimi i tij. “Uji mineral natyral nga çezmat e vendosur në kthesën e rrugës në Banjë nuk rekomandohet për t’u pirë sepse përmban papastërti, përkatësisht baktere koliforme dhe një nivel të lartë kalciumi. Përveç këtij uji, me defekt është edhe uji nga çezma pranë xhamisë, gjithashtu në Banjën e Tetovës. Gjatë kontrollit të fundit të cilësisë së ujit është konstatuar se është i ndotur fiziko-kimikisht dhe mikrobiologjikisht.…
Në një intervistë për Radio Evropa e Lire zëdhënësi i BE-së Peter Stano ka deklaruar se Serbia duhet të normalizojë raportet me Kosovën, pasi në të kundërt nuk do të anëtarësohet në BE. “Marrëveshja e Ohrit aktualisht e bën këtë shumë të qartë. Nëse nuk ka progres në normalizim, nuk do të ketë progres në negociatat e anëtarësimit”, tha Stano. Sipas Bashkimit Europian lobimi i Beogradit kundër anëtarësimit të Prishtinës në organizatat ndërkombëtarë përbën shkelje të marrëveshjeve. “Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit është e vlefshme dhe plotësisht detyruese për të dyja, Kosovën dhe Serbinë. Kjo përfshinë edhe nenin 4. Lobimi i…
Familja Al-Kalut jeton me kujtimet e tyre në Gaza pasi u shpërngulën për shkak të bombardimeve izraelite. Por ata u rikthyen për të jetuar në një tendë të madhe që kanë ngritur mbi rrënojat e shtëpisë. “Ne jetojmë në këtë tendë sepse ky është vendi dhe shtëpia jonë. Është shtëpia jonë, nuk mund ta lëmë atë, ka ëndrrat dhe kujtimet tona”, tha Umm Nael al-Kalut, djali i së cilës u vra në luftën Hamas-Izrael. “Ne kemi kujtime të mira në këtë shtëpi, po përpiqem të lehtësoj dhimbjen tonë dhe të gjej një vend ku të qëndrojmë. Ne nuk mund të qëndrojmë larg shtëpisë sonë, edhe nëse ka sulme të rënda (izraelite) ,…