Author: shqiperia

Vendimi i Gjykatës së Apelit për ti dhënë vulën dhe logon e Partisë Demokratike Sali Berishës, ka krijuar edhe krisjet e para në kampin e Lulzim Bashës. Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në grupin “Basha” ka deklaruar se në situatën aktuale ku ndodhet PD, nevojitet krijimi i një partie të re, me vulë dhe logo që të mund të krijonë besueshmëri tek elektorati dhe aleatët e djathtë. Sipas tij, PD në asnjërin kamp nuk ka arritur dot të marrë 160 mijë votat e tyre që nga viti 2013, teksa shton se në këtë situatë, nuk do të vijë asnjë herë…

Lexo më shumë

Maqedonia ende ka gjasa që të dalë nga situata në të cilën u gjend pas disa deklaratave të presidentes së re Gordana Siljanovska Davkova dhe mandatarit Hristijan Mickoski për përdorimin e emrit kushtetues pas çka nga pala greke erdhën paralajmërime serioze. Zv/kryeministri në largim Bojan Mariçiq në “Daily Click” tha se duhet pasur kujdes në marrëdhëniet me Greqinë dhe me respektimin e Marrëveshjes së Prespës sepse ajo ka ndikim të fuqishëm në BE. Mund të na ndodhë bllokadë të re nga Greqia nëse Maqedonia nuk e përdor emrin kushtetuese, tha Mariçiq. “Nëse qeveria jonë, përkatësisht qeveria e re fillon dhe…

Lexo më shumë

Shqipëria është zyrtarisht shteti i 36-të anëtar i Qendrës Evropiane të Ekselencës së Helsinkit Kundër Kërcënimeve Hibride (Hybrid CoE). Gjatë vizitës së tij në Finlandë, Ministri Hasani firmosi memorandumin e mirëkuptimit, ndërsa e cilësoi anëtarësimin e Shqipërisë si një hap të rëndësishëm në angazhimin e vendit tonë për sigurinë e përbashkët me aleatët e NATO-s dhe vendet anëtare të BE-së. “Vetëm nëpërmjet komunikimit të hapur dhe mbështetjes reciproke, ne mund të zhvillojmë strategji efektive për t’iu kundërvënë këtyre sfidave komplekse dhe për të mbrojtur demokracitë e vendeve tona”, tha ai. Sipas drejtoreshës së Qendrës Evropiane të Ekselencës, Teija Tiilikainen, me…

Lexo më shumë

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova gjatë fjalimit në Samitin e Shefave të shteteve dhe qeverive të pjesëmarrësve të Procesit për Bashkëpunim në Evropën Juglindore, që mbahet në Shkup, ka potencuar se krahas të arriturave të deritashme të pakontestuara, jemi dëshmitarë të ngadalësimit të bashkëpunimit rajonal, veçanërisht gjatë viteve të kaluara, siç tha, për shkak të stagnimit të integrimit evropian, infrastrukturës së pamjaftueshme, plakjes demografike dhe largimit masiv të të rinjve. Sipas Siljanovskës, besimi ndërtohet përmes heqjes dorë të standardeve të dyfishta dhe respektimit të së drejtës, të parimeve të të drejtës ndërkombëtare, duke llogaritur edhe mospërzierjen në çështjet e brendshme të…

Lexo më shumë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka zhvilluar sot takim bilateral me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Hakan Fidan, i cili ndodhet për vizitë pune në Maqedoninë e Veriut, njoftojnë nga MPJ. “Maqedonia e Veriut dhe Turqia mbajnë marrëdhënie tradicionalisht të mira dypalëshe. Shpresoj që kjo dinamikë të jetë edhe më e fortë në periudhën e ardhshme. Turqia është një mik dhe aleat i rëndësishëm i Maqedonisë së Veriut. Ne kemi më shumë se 30 vite marrëdhënie diplomatike dhe gjatë kësaj periudhe kemi ndërtuar shumë ura ndërmjet qytetarëve tanë”, tha Osmani. Osmani theksoi se hapja…

Lexo më shumë

Dje në orën 11:15, në SPB Shkup M.N (41) nga Shkupi ka paraqitur se gjashtë persona nga Nepali, me vendbanim të përkohshëm në Shkup, të cilët ishin të punësuar në kompaninë e tij, janë larguar nga vendi i punës në zonën e komunës së Aerodromit. Nga MPB thonë se janë marrë masat për zbardhjen e rastit./Telegrafi/ Arratisen gjashtë shtetas nga Nepali të cilët ishin të punësuar në një kompani të Shkupit appeared first on Telegrafi.

Lexo më shumë

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, tha anëtarësimi i Serbisë në Bashkimin Evropian nënkupton normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën por jo edhe njohjen “de jure” të saj. Në një intervistë me të përjavshmen beogradase, NIN, ambasadori Hill tha se “evropianët po kërkojnë atë që po kërkojnë, e ajo është normalizimi”. “Ata duan paqe dhe siguri në rajon, sigurisht edhe ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Unë mendoj se ata e kanë thënë shumë qartë se ka anëtarë të Bashkimit Evropian që nuk e njohin Kosovën, kështu që çështja e vërtetë është të përpiqemi të arrijmë normalizimin ku kufijtë nuk do të jenë…

Lexo më shumë

Prokurorët Antonio Jolevski dhe Lençe Ristoska janë përballur para Gjykatës Administrative për shkak të vendimit të Komisionit për Mbrojtje nga Diskriminimi, i cili e ka përkrahur Ristoskën. Komisioni konstatoi se deklarata e Jolevskit, sipas të cilës Ristoska nuk mund të përparojë për shkak të pushimit të lehonisë, është diskriminuese. Jolevski pretendon se deklarata e tij është nxjerrë jashtë kontekstit dhe se Ristoska nuk është graduar për shkak të mungesës së raportit për punën e saj. Jolevski nuk pajtohet me vendimin e Komisionit, i cili kërkon falje publike dhe ka kërkuar mbrojtje nga Gjykata Administrative. Komisioni ka hapur edhe procedurë për…

Lexo më shumë

Mazhoranca dhe opozita në nënkomisionin e posaçëm nuk arritën të gjejnë konsensus për zgjedhjen e anëtarëve të rinj për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Në mungesë të kompromisit u përdor mekanizmi i zhbllokimit që parashikon ligji dhe kandidatët u zgjodhen nëpërmjet shortit. Shorti përcaktoi që Artan Reçi dhe Alben Tabaku janë dy kandidatët për  Këshillin e Lartë Gjyqësor. Ndërsa për Këshillin e Lartë të Prokurorisë u përzgjodhën me short Saimir Kola dhe Erind Mërkuri. Lista me 4 kandidatë i çohet seancës plenare dhe duhen 94 vota që ata të miratohen. Për shkak të mungesës së…

Lexo më shumë

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi sot realizoi takim me ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, SH.S. Petra Dreksler, njoftojnë nga shtypi i Kuvendit. Gashi, theksojnë nga atje, e përshëndeti iniciativën dhe aktivitetet që dalin nga Procesi i Berlinit, duke përfshirë edhe dimensionin e fundit parlamentar dhe mbështetjen e deputetit special për Ballkanin, Saracin. “Pa dyshim, ndër më të rëndësishmet është mirënjohja për Rezolutën e Bundestagut në rrugën tonë drejt BE së, veçanërisht njohja e kulturës, identitetit dhe gjuhës maqedonase, si një segment i rëndësishëm i bashkëpunimit intensiv në të gjitha nivelet ndërmjet të dy…

Lexo më shumë