Author: shqiperia

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme si rezultat i masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë perëndimore. Moti parashikohet fillimisht me vranësira mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në një pjesë të madhe të territorit. Pas orëve të mesditës mot kryesisht me kthjellime e vranësira kalimtare. Vranësirat kalimtare në relievet malore në lindje do të shoqërohen me reshje shiu të dobta, lokale dhe afatshkurtra. Mjegullinë dhe shikim i reduktuar në momentin e reshjeve të shiut. Era pritet të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi…

Lexo më shumë

Shumë persona vuajnë ndjesinë e vapës së tepërt edhe në rastin kur koha nuk është e ngrohtë. Por sado e çuditshme të duket, ndjesia e nxehtësisë së tepërt është një pasojë e një problemi shëndetësor e jo një tekë e momentit. Cilat janë shkaqet e vapës së vazhdueshme Hipertiroidizmi Sipas të dhënave, problemet me tiroiden, sidomos prodhimi i tepërt i hormoneve përshpejton ritmin energjik të trupit, gjë që shkakton nxehtësi të tepërt e të vazhdueshme. Menopauza Fundi i ciklit menstrual që ndodh rreth moshës 50 vjeçare u ‘dhuron’ femrave ethe të nxehta krejt të papritura. Temperatura e trupit rritet shpejt…

Lexo më shumë

Në vigjilje të samitit të ardhshëm të Procesit të bashkëpunimit të Evropës Juglindore (PBEJL), presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, njoftoi se do të fokusohen në një prioritet tjetër – anëtarësimin në BE, stabilitin ekonomik, agjendën e gjelbër dhe digjitale, turizmin, kulturën dhe ndërlidhjen rajonale. Shqipëria do të jetë për herë të tretë në krye të PBEJL-së dhe këtë herë presidencën e merr nga vendi ynë. Në një konferencë për shtyp në Shkup sonte, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, e përshëndeti Maqedoninë e Veriut për “kryesimin e suksesshëm dhe dinamik me PBEJL-në”. “Jam i bindur se puna dhe rezultatet e arritura…

Lexo më shumë

Lëvizja Besa sot ka njoftuar kandidatët e saj për ministër të Ekonomisë dhe Politikës Sociale. “Kuvendi i Lëvizjes Besa vendosi që Fatmir Limani të jetë kandidat për Ministër i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Besar Durmishi kandidat për Ministër i Ekonomisë dhe Punës, ndërsa Sedat Sulejmani kandidat për zëvendësministër i Kulturës dhe Turizmit”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Besa. Nga atje poashtu theksojnë se Kuvendi i Lëvizjes BESA njëzëshëm konstatoi se në mënyrë të pa kompromis, përfaqësuesit e partisë në Parlament dhe në Ekzekutiv, do të përkushtohen në tre pikat më me prioritet të programit qeverisës: Luftën kundër krimit dhe…

Lexo më shumë

Kombëtarja shqiptare, që vazhdon të jetë e grumbulluar ne “Sportcenter Kaiserau” të Kamenit, ka zhvilluar këtë të enjte një seancë stërvitore gjatë pasdites. FSHF-ja bën të ditur se i gjithë grupi është paraqitur në stërvitje dhe se nuk ka asnjë lëndim Kjo ishte edhe stërvitja e fundit e Kombëtares në Kaiserau para ndeshjes së parë të grupit në “EURO 2024” ndaj Italisë, teksa nesër “kuqezinjtë” do të stërviten në stadiumin e Dortmundit, aty ku do të luhet edhe sfida me kampionët e Europës. Ndeshja Itali – Shqipëri luhet të shtunën më 15 qershor në “Signal Iduna Park” të Dortmundit dhe…

Lexo më shumë

Rruga drejt Evropës do të duhet të vazhdojë dhe Greqia do të jetë ndër ato vende që do të qëndrojë në krah të vendeve të Ballkanit Perëndimor, me respekt për demokracinë dhe shtetin e së drejtës dhe me shpresën se Evropa do të bëhet familja e gjerë e të gjitha vendeve, tha kreu i diplomacisë greke, Giorgos Gerapetritis në një deklaratë për televizionin shtetëror “ERT” pas pjesëmarrjes në Samitin e Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive të pjesëmarrësve në Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore në Shkup. Ministri i Punëve të Jashtme tha se në Shkup përcolli “mesazhin e paqes, solidaritetit…

Lexo më shumë

Aktorja Olta Gixhari ka sjellë në jetë djalin e saj të dytë. Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 2” ka ndarë një foto të ëmbël nga spitali ku shihet bashkë me dy djemtë e saj në krah. Aktorja e dashur për publikun ende nuk ka treguar emrin e të birit, por ka treguar vetëm datë e tij të lindjes. View this post on Instagram A post shared by Olta Gixhari (@oltagixhari) Olta Gixhari bëhet nënë për herë të dytë, publikon foton nga spitali me dy fëmijët / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Lexo më shumë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë-Gjirokastër), në bashkëpunim me Policinë e Vlorës kanë ndaluar punonjësin e policisë të Komisariatit Himarë F.XH., i dyshuar për kryerjen veprave penale “Përndjekje”, “Dhuna në familje”, “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, si dhe “Prodhimit, mbajtjes, blerjes apo shitjes pa leje të armëve të ftohta”. Lidhur me këtë rast, ka reaguar ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili në një postim në rrjetin social shkruan: “Vijon procesi i vetëpastrimit të Policisë së Shtetit nga ata që turpërojnë vlerat e uniformës së Policisë. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në bashkëpunim me DVP Vlorë…

Lexo më shumë

Duke pasur parasysh që kemi ndjekur punën e Këshillit Gjyqësor dhe të këshillit të prokurorëve publikë në katër-pesë vitet e fundit, ne apeluam dhe qëndrojmë në qëndrimin se alternativa më e mirë për Këshillin Gjyqësor është që çdo anëtar të japë dorëheqjen si akt personal, tha Ivana Petkovska nga Koalicioni “Të gjithë për Gjykim të Drejtë”. “Ka pasur opsionin e interpelancës së anëtarëve të këshillit gjyqësor, por vetëm për ata që janë zgjedhur nga radhët e kuvendit. Jo për anëtarët e këshillit që vijnë nga ana e gjyqtarëve, sepse legjitimitetin e marrin nga zgjedhjet, pra nga gjyqtarët që i zgjedhin”,…

Lexo më shumë

Sipas ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Bujar Osmani, Greqia nuk po mendon për veto të re. Pas takimit ministror, ​​Osmani ka treguar se ka pasur një takim me zv. ministren e Punëve të Jashtme, Alexandra Papadopoulou, në të cilin ka marrë pjesë përmes telefonit edhe ministri grek, Giorgos Gerapetritis. Siç tha Osmani, takimi kaloi në një atmosferë konstruktive dhe u shpreh shpresa se të dyja palët do ta respektojnë Marrëveshjen e Prespës. Deri më tani nuk ka njoftime për veto. Pasi presidentja Gordana Siljanovska – Davkova e dha betimin duke mos përmendur emrin kushtetues “Maqedonia e Veriut”, Greqia…

Lexo më shumë