Të shtunën, më 15 nëntor, prindërit e viktimave të zjarrit në diskoteken Pulse njoftuan një tjetër protestë “Marshimi i Engjëjve”, të cilën do ta mbajnë në Shkup në vend të Koçanit.
Fillimi i marshimit është planifikuar për në orën 12:05 në Sheshin Maqedonia, nga ku do të vazhdojë përpara Parlamentit dhe Gjykatës Themelore Penale në Shkup.
“Fëmijët tanë vdiqën më 16 mars. Gjashtëdhjetë e tre fëmijë që nuk do t’i shohim më kurrë. Nuk po ju kërkojmë mëshirë, po ju kërkojmë të bashkoheni me ne në luftën për drejtësi, sepse fëmijët tanë e meritojnë. Po marshojmë për të vërtetën. Dhimbja është e jona, por lufta është për të gjithë ne. Kemi nevojë për mbështetjen tuaj”, thanë prindërit në një video-mesazh.




